Jeni gati për rikthimin e fuqishëm të Elvana Gjatës?
Bëni mirë të jeni sepse këngëtarja sapo ka publikuar këngën e saj më të fundit dhe është e paparë!
Tanimë le të flasim pak për look-un e saj në këtë këngë.
Elvana si pothuajse gjithmonë, vendos që talentin e saj ta shpërfaqë vetëm e vetëm përmes zërit. Pa zhveshje të tepruara, pa veshje “hot”, pa make-up që tërheq menjëherë vëmendjen…
Në klipin në fjalë ajo shfaqet mjaft e thjeshtë, e veshur me xhins, me grim të lehtë dhe me flokët në “habitatin e tyre natyral!”
Kënga titullohet “Tavolina e mërzisë” dhe këngëtarja në një moment afër fundit të klipit shfaqet me lot në sy. Këto janë disa nga vargjet:
“Jam atje
Ku u theva keq
Nga lista e të gjallëve
Ku ti më ke heq
Jam me troshat e dashnisë
Në tavolinën e mërzisë!”
Klipi është kompozuar nga Armend Rexhepagiqi në bashkëpunim me Darko Dimitrov, ndërsa tekstshkruesja është Aida Baraku.