osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Flet gazetari italian zbulon si hyri “strofullën” e dr.ogës në Shijak

Flet gazetari italian zbulon si hyri “strofullën” e dr.ogës në Shijak

Një grup xhirimi i tg2 ka zbarkuar në Shqipëri. Janë 3 persona ndërsa në Tiranë kanë mbështetjen e një tjetër grupi.I takojmë në hotelin ku janë vendosur prej disa ditësh. Kanë mbërritur në Tiranë për të parë nga afër atë çka po ndodh në Shqipëri. Kronika e parë ju kushtohet pikërisht banorëve të Astirit.

Por nuk ndalojnë këtu. Pasi i bënë një pasqyrim të plotë protestës një tjetër denoncim i bujshëm u publikua në tg2. Bëhet fjalë për grupin Avdylaj dbe blerja e votave përmes parave të drogës.
Arsyen se përse TG2 vendos që të ndjekë nga afër një protestë në shqipëri, të parën pas asaj të 91 e ka zbuluar gazetari Leonardo Zelino në Tempora.

Zelino: Ne pamë imazhe shumë të forta nga protesta e së shtunës së kaluar në Tiranë dhe vendosem të vijmë vetë për të parë se ç’po ndodh.

E pasi mbërritën panë me sytë e tyre atë çka po ndodhte në tiranë.

Zelino: Erdhëm dhe gjetëm një vend të ndarë fort mes atyre që mbështesin qeverinë dhe atyre që mbështesin opozitën. Dhe më pas vendosëm ta tregojmë këtë përplasje mes dy qëndrimeve dhe të marrim pjesë në protestën e opozitës zhvilluar para godinës së parlamentit.

Kolegu i TG2 Zelino nuk është hera e parë që ka mbërritur në Shqipëri. Trafiku i lëndëve narkotike ishte shqetësim për fqinjët përtej detit çka bëri që TG2 të ‘zbarkonte’ sërish në Shqipëri në tetor të 2016.

Zelino: Në Shqipëri kam ardhur disa herë, për të dëshmuar zhvillimet në vend, si ato të mira e si ato të këqija të lidhura kryesisht me narkotrafikun. Shqipëria në vitet e fundit ka bërë përparim, ndihet kjo në zhvillim ekonomik dhe atë turistik. Vendi ka ndryshuar, zhvillime këto edhe më të hershme se vitet e fundit në fakt. Besoj se po ecën përpara drejt së ardhmes dhe këto përplasje mes dy qëndrimeve nuk I bëjnë mirë zhvillimit të saj ekonomik dhe turistik.

Po përse Italia ka gjithnjë në vëmendje zhvillimet politike që ndodhin në tiranë?

Zelino: Italianët interesohen për çfarë ndodh në Shqipëri sepse shqiptarët janë të shtëpisë në Itali dhe italianët janë të shtëpisë në Shqipëri, jemi kushërinjtë me të afërt, na lidhin shumë gjëra përtej ekonomisë. Italia interesohet shumë si për zhvillimet ekonomike edhe ato politike të Shqipërisë.

Megjithatë kolegu i TG2 na jep një premtim.

Zelino: Do të kthehemi shpejt e shpresoj si turist e jo për punë.