Pasi u shpërnda turma e cila ishte mbledhur të protestonte para Parlamentit ka reaguar edhe zv/kryeministri Erion Braçe duke thënë se aktet e dhunës nuk i shkojnë përshtat vendit dhe se kemi nevojë për qetësi .
Gazetarja Klodiana Lala e pyeti Braçen lidhur me tubimin e qytetarëve, por Braçe e habit gazetaren duke i thënë: “Ti e ke mendjen të qeshësh; e ke mendjen te Adriatik Llalla”.
Gazetarja insitoi, por më pas Braçe u largua nën shoqërinë e deputetit socialist, Paulin Sterkaj.