Pas përfundimit të fjalëve të politikanëve në protestën e opozitës nisi dhe përplasja me policisë. Në frontin e parë ishte dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha ndërsa pas tentativës se protestuesve për të çare kordonin e sigurisë, forcat e rendit kane hedhur gaz lotsjellës.
Mes protestuesve ishte dhe Sali Berisha, i cili mundohet siç duket dhe nga kjo foto të mbajë hundën me dorë dhe të gjejë një mënyrë për t’i shpëtuar gazit.
Nga ana tjetër deputetët e mazhorancës rijnë të pashqetësuar brenda Kuvendi, por ka dhe të tjerë që bëjnë foto në këtë situatë, duke qeshur me plakun protestues, që shpreson se do ndryshoj qeverinë për t’i shpëtuar drejtësisë, duke penguar reformën në drejtësi. Madje i frikësuar, se nesër mund të përfundoi në spital, nga efektet anësore të gazit lotësjellës, që për moshën e Berishës janë shumë të rrezikshme./Ekskluzive.al