Pasi policia ka hedhur gaz lotsjellës kur protestuesit çanë kordonin e parë të uniformave blu para Kuvendit, lideri demokrat Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, mbajtën një fjalë para simpatizantëve, ku thanë se nuk do të largohen derisa deputetët e mazhorancës të dalin nga Parlamenti.
“Për ju gratë e PS që turp më të madh nuk ka që hidhni gaz lotsjellës mbi qytetarët
Nuk do ndaloni dot kurrë mallkimin e shqiptarëve
Mblidhuni të gjithë këtu, ne nuk do të ikim derisa të na shikojnë në sy deputetët që kanë ardhur me votat e krimit të organizuar”, tha Kryemadhi.
Më tej fjalën e mori kryedemokrati Lulzim Basha, i cili nisi duke kënduar me një thirrje:
“Eja mblidhuni këtu-këtu, eja mblidhuni këtu-këtu, bashkë me ne”, u dëgjua të thotë me zë të lartë lideri demokrat Lulzim Basha.
“Edi Rama, Sandër Lleshaj, dhe të gjithë ata që urdhëruan goditjen me gaz të nënave shtatzëna dhe fëmijëve, se ne të tjerëve s’keni çna bëni, mbajeni mend, do të jepni llogari para ligjit nga i pari tek i fundit, sovrani do tju cojë para drejtësisë, aty ku e keni vendin, horra dhe tradhtarë të popullit tuaj”, përfundoi kryedemokrati.
Por teksa këto fjalime kanë përfunduar, policia ka hedhur sërish gaz lotsjellës, pasi turma nuk ju përgjigj thirrjeve me megafon të uniformave blu për të ruajtur qetësinë dhe për tu tërhequr nga dhuna.