osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Protestuesit çajnë kordonin e policisë “paqësor”, hidhet gaz lotsjellës! Sulmohen deputetët (Video)

Protestuesit çajnë kordonin e policisë “paqësor”, hidhet gaz lotsjellës! Sulmohen deputetët (Video)

Kanë nisur të përshkallëzojnë përplasjen e tyre me forcat e policisë në kordonin e parë të sigurisë para Parlamentit. Protestuesit janë sulur në turmë duke shtyrë uniformat e policisë. Ndërkohë hidhen kapsollë dhe shashka. Një tentativë kjo për të çarë kordonin e policisë dhe për të kaluar në ambientet e brendshme të Parlamentit. Ka mbërritur në krye të protestuesve edhe lideri i opozitës Lulzim Basha.

Është afruar më tej edhe ish-kryeministri Sali Berisha, por deri më tani nuk ka asnjë thirrje të tyre ndaj protestuesve për tu tërhequr.

Në mesin e turmës është edhe ish-deputeti i opozitës Flamur Noka. Për të shmangur çarjen e kordonit janë shtuar edhe forca të tjera të policisë së rendit, me skafandra. Protestuesit janë dëgjuar të thërrasin në kor: Sali Berisha, Sali Berisha. Deri në këto momente kordoni i policisë nuk është thyer. Në radhën e dytë janë Forcat Speciale, ndërsa policia bën thirrje për të ruajtur qetësinë.

Një person është lënduar nga përplasjet që kanë ndodhur përpara parlamentit. Ai është dërguar me ambulancë për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ndërkohë që edhe disa protestues të tjerë janë ndjerë keq nga afekti i gazit lotsjellës që është përdorur për të shpërndarë protestuesit.

Forca të shumta të policisë kanë rrethuar Kuvendin për të ruajtur sigurinë dhe për të garantuar mbarëvajtjen e protestës. Edhe forcat e policisë janë sulmuar nga tubuesit të cilën hodhën shishe ndaj policisë.

Parlamenti u mblodh këtë pasdite në orën 17:00 pas anulimit të seancës paraardhëse kur opozita protestoi një javë më parë. Tubimi i sotëm u organizua jashtë axhendës së valës së protestave të opozitës, në përgjigje të vendimit të Konferencës së Kryetarëve për ta mbajtur sot seancën e anuluar të enjten e shkuar.