Lefter Koka i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Mylsim Murrizi, i Partisë Demokratike, të cilët nuk hoqën dorë nga mandati i deputetit, nuk kanë qenë të pranishëm sot në seancë plenare në Kuvend, teksa opozita nga ana tjetër proteston para Parlamentit. Në sallën e seancave plenare nuk u pa as Rudina Hajdari, deputetja e PD-së, e cila ende nuk e ka vendosur nëse do të heqë dorë nga mandati apo jo.
Ndërkohë, e gjitha opozita, PD, LSI dhe aleatët e djathtë, tashmë nuk janë më deputetë, ndërsa KQZ ka nisur procedurat për zëvendësimin e tyre me kandidatët pasues në listat e zgjedhjeve të 2017-ës.
Deputetët e opozitës sipas informacioneve nuk kanë marrë pjesë për të mos u konfrontuar me militantët e ardhur para parlamentit me axhendën e vetme : Për të bllokuar hyrjen dhe daljen e deputetëve nga salla, aksion i pamundur nga Luli dhe Monika që tashmë mund të pësojnë edhe goditje nga ligji duke qenë se nuk kanë asnjë status ligjor që i privilegjon duke qenë se janë vetëm ca ish deputet./Ekskluzive.al