Të gjithë kryebashkiakët aktualë, të cilët kanë tre mandate, pritet të mos kenë më mundësi për të rikandiduar në zgjedhjet që pritet të mbahen 30 qershor të 2019-ës.
Burime brenda Partisë Socialiste thonë se do të parashtrojnë sot në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një kërkesë të posaçme, ku do të kërkojë që të mos pranohet kandidatura e asnjë kryebashkiaku me 3 mandate në detyrë.
Me këtë vendim PS duket se mbyll këtu rrugëtimin e Vangjush Dakos, në Durrës, Qazim Sejdinit në Elbasan, Fiqiri Ismaili në Vorë, por edhe të Xhelal Mziun në Kamëz.