osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ja pikëpyetjet mbi kauzën e blerjes së votave! 21 Janari, Gërdeci dhe afera Meta-Prifti zbehin alibinë e PD-LSI për “Dosjen 339”

Ja pikëpyetjet mbi kauzën e blerjes së votave! 21 Janari, Gërdeci dhe afera Meta-Prifti zbehin alibinë e PD-LSI për “Dosjen 339”

Vishet me dyshime, mistere dhe pikëpyetje kauza e opozitës se po lufton për të eliminuar blerjen e votave dhe vendosur demokracinë në vend. Basha, Berisha e Kryemadhi ditët e fundit kanë deklaruar se vendimi ekstrem për të djegur mandatet erdhi sepse “Zëri i Amerikës” vërtetoi që Vangjush Dako ka blerë votat dhe se qeveria ka ardhur në pushtet përmes trafikantëve dhe dhënies së parave në fushatë. Por sa qëndron një gjë e tillë? Shumë analistë dhe politologë mendojnë se pas këtij vendimi fshihet diçka tjetër dhe dyshimet janë se është frika nga reforma në drejtësi.

Por edhe nëse kauza e tyre e vërtetë është mbrojtja e votës, a ju shkon për shtat PD e LSI që të flasin për demokracinë, votat e vjedhura, korrupsionin, krimin e organizuar dhe varfërinë? Sa qëndron kauza e tyre, krahasuar me të shkuarën politike të Berishës, Bashës, Metës e Kryemadhit? Nëse bëjmë një bilanc politik të PS, PD dhe të LSI, rezulton se në kohën e këtyre dy të fundit, skandalet kanë qenë të pafundme, por 3 duhet të mbahen mend: Më 21 Janar 2011 opozita socialiste e asaj kohe doli në protestë dhe PD-LSI drejtonin vendin. Pabesisht u vranë 4 qytetarë të pafajshëm mes turmës.

Askush nuk kishte shkelur ligjin, apo të bënte diçka që cenonte rendin kushtetues në vend. Përkundrazi Sali Berisha ja hodhi fajin opozitës; Një tjetër ngjarje rëndë ishte ajo e 15 marsit 2008, ku në Gërdec vdiqën 26 persona. Qendra e demontimit të armëve shpërtheu dhe përveç 26 viktimave, dhjetra të tjerë u plagosën, ndërsa shtëpitë u shkatërruan. Berisha deklaronte në atë kohë se nuk e dinte që ekzistonte ajo qendër. Një tjetër ngjarje që shqiptarët nuk e kanë harruar është ajo e vitit 2011 kur presidenti aktual Ilir Meta u filmua në një video me të ndjerin Dritan Prifti, ku flitej për 700 mijë euro fitime nën dorë nga një tender.

Edhe pse gjithë shqiptarët e panë dhe e dëgjuan, Gjykata e Lartë e nxori videon të pavërtetë. Ditën tjetër Berisha deklaronte se kishte ngrënë darkë në shtëpinë e Metës, i cili po ashtu shprehej se fitoi 5 me 0. Për të tria ngjarjet e mësipërme autorët ja hodhën paq. Për 21 janarin u dënuan vetëm 2 gardiste me burg minimal, për Gërdecin po ashtu u dënuan minimalisht disa persona pa përgjegjësi, ndërsa për videon Meta-Prifti nuk u ndëshkua askush. Në çdo vend të botës kryeministri do kishte dhënë dorëheqjen. Te ne nuk ndodhi dhe Berisha nuk e lëshoi karrigen. Mjafton të kujtosh këto 3 ngjarje dhe të gjitha alibitë e opozitës bien.

Krahasimi me dosjen 339

Duke u kthyer te situata aktuale, PD dhe LSI kanë si alibi të tyre “dosjen 339”, duke pretenduar se kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është kapur duke biseduar me grupe kriminale për blerje votash. Por në të gjitha bisedat që kanë dalë, nuk ka asnjë provë që të implikojë kryebashkiakun se ai ka bërë tregti votash. Së dyti, çdo përfaqësues politik mund të flasë me këdo, sidomos në sezon fushate. Gjithë qëllimi politik është të bindësh sa më shumë qytetarë të votojnë për ty. Këtë ka bërë dhe Dako.

Pra, duke hequr një paralele mes 21 janarit, Gërdecit dhe “dosjes 339”, shohim që janë shumë larg njëra tjetrës. Tre të parat janë afera dhe krime të pastra, për të cilat askush nuk u ndëshkua dhe mori përgjegjësi politike, ndërsa për të dytën nuk ka prova, por vetëm biseda mes grupeve kriminale. Kjo do të thotë se PD-LSI kanë nxjerr një pretekst për të kërkuar largimin e qeverisë, pasi zullumet që janë bërë prej tyre, janë shumë herë më të mëdha se zullumet e Dakos apo dikujt tjetër. Sinjalet janë se pas gjithçkaje fshihet frika e reformës në drejtësi. SPAK dhe BKH nuk ndalen dhe opozitës i duhej një alibi për të futur në kaos vendin.

Për këtë përdorën kronikën e Zërit të Amerikës. Nëse shihen rrjetet sociale, shumica e qytetarëve shprehin habinë mbi lëvizjet e opozitës. Kjo pasi duan të marrin pushte në tavolinë autorët e Gërdecit, 21 Janarit dhe skandaleve të tjera të korrupsionit. Skandale të cilat u vërtetuan me fakte nga prokuroria e gjykatat. Madje qeveria “Berisha” dhe vrau njerëz për të mbajtur pushtetin më 21 Janar. Ndërsa sot kërkohet qeveri teknike e zgjedhje të parakohshme, për diçka që e ka rrëzuar dhe OSBE. Pak ditë më parë nënkryetari i misionit të OSBE e deklaroi hapur: Ka pasur blerje votash, pro kjo është bërë nga të gjitha palët.

Pra të zhytura janë si PS, si PD ashtu dhe LSI. Po ashtu ai tha se ky fenomen nuk e ndryshoi dot rezultatin e zgjedhjeve. PS mori mbi 600 mijë vota në zgjedhje dhe kushdo e di se çfarëdo manovrash të përdorësh kaq shumë vota nuk blihen dot. Ndërkohë po ashtu ka shumë fenomene të tjera që tregojnë se dhe LSI, apo e PD janë të zhytura në këtë proces. Rama akuzoi Metën pak ditë më parë se u kap me zarfe parash në Lezhë. Me pak fjalë, nëse kujtohen Gërdeci, 21 Janari dhe videoja Meta-Prifti, alibia ngritur nga opozita zbehet së tepërmi. /Kliti Topalli