osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Në krye të Byrosë për Europën amerikani që doli kundër Berishës! SHBA merr në dorë çështjen e kufirit të Kosovës dhe integrimin e Shqipërisë

Në krye të Byrosë për Europën amerikani që doli kundër Berishës! SHBA merr në dorë çështjen e kufirit të Kosovës dhe integrimin e Shqipërisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të marrin në dorë çështjen e kufirit Kosovë-Serbi, por edhe integrimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Deri më tani këtë proces e kanë udhëhequr Brukseli dhe Berilin, mirëpo duket se në lojë do të hyjnë edhe amerikanët. Në krye të Zyrës për Europë dhe Eurazi në Departamentin Amerikan të Shtetit pritet të emërohet Philip Reeker. Kanë qenë mediat e huaja, ato të cilët kanë bërë dje me dije emërimin e tij në këtë post vazhdojnë të shkruajnë për Reekerin, të cilin e përshkruajnë si një njeri që kryen punë.

Diplomati amerikan postin e ndihmësit të sekretarit të shtetit do ta marrë nga muaji mars pas largimit të Wess Mitchell. Media greke shkruan ndër të tjera shkruan se Reeker do të drejtojë procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës, procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe konsolidimin e doktrinës së re gjeoekonomike të SBBA-vë në Lindjen e afërt e në Mesdheun lindor. Po ashtu, mediat e huaja shkruajnë se 54-vjeçari përveçse njeh mirë Ballkanin është edhe diplomat që kryen punë.

Pra, duket qartë se me hyrjen e Amerikës në lojë, procesi i kufijve Kosovë-Serbi do të mbyllet shpejt, ndërsa gjithashtu SHBA do të ndihmojë Shqipërinë edhe në bërjen e reformave, me qëllim integrimin e vendit tonë sa më shpejt në Bashkimin Europian. Megjithatë, futja në lojë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sa i takon kufirit Kosovë-Serbi është edhe një goditje e fortë të zërave kundër që e kundërshtojnë një marrëveshje të re mes Beogradit dhe Prishtinës, siç janë ata në Tiranë.

Thënë më troç, me emërimin e Reeker, Departamenti Amerikan i Shtetit i kanë dhënë një tjetër goditje ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit Ilir Meta, të cilët kanë dalë hapur kundër korrigjimi të kufijve Kosovë-Serbi, pavarësisht se ky proces mbështet fuqishëm nga SHBA dhe administrata e Presidentit Donald Trump.

Reeker e njeh Berishën dhe Shqipërinë mirë

Philip Reeker merr drejtimin e politikes amerikane në Ballkan, në një moment delikat, po të kihet parasysh se opozita shqiptare ka dorëzuar mandatet e deputetit, në një përpjekje për të zhvlerësuar sistemin demokratik së marrjes apo lënies së pushtetit me votë dhe përpjekjeve për të marrë pushtetin nga rruga.

Diplomati i lartë amerikan ka qenë i përfshirë thuajse drejtpërdrejtë edhe në zgjedhjet e 2013, duke qenë syri i DASH mbi procesin zgjedhor, ku Berisha humbi në mënyrë shumë të thellë. Ai, nëpërmjet disa deklaratave përçoi mesazhet e qeverisë amerikane, duke kërkuar që zgjedhjet të ishin të lira e të ndershme. Mbikëqyrja nga afër e SHBA mbi zgjedhjet e 2013 vinte pas një stine të gjatë ngrice diplomatike mes Tiranës zyrtare të drejtuar nga Berisha dhe Uashingtonit, si pasojë e masakrës së “21 janarit” dhe mbylljes së procesit gjyqësor për këtë krim politik nga gjykata, nën presionin e qeverisë Berisha.

Diplomati amerikan ka vizituar Tiranën në disa momente delikate duke marrë shkas dhe nga sulmet e qeverisë Berisha ndaj ish ambasadorit amerikan në Tiranë Arvizu, si dhe tezave të nacionalizmit që hodhi në treg qeveria e PD për të spostuar vëmendjen nga 21 janari dhe gjyqi për vrasjet publike para dritareve të kryeministrisë. Reeker është i mishëruar me Kosovën për faktin se qysh në vitin 1999 ka qenë i angazhuar si zëdhënës i Chris Hill ish-ndërmjetësit amerikan në bisedimet Kosovë-Serbi, ndërsa gjatë vitit 2013 kur u arrit marrëveshja Kosovë- Serbi Reeker ishte në postin e zëvendësndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Philip Reeker dhe ishte personalisht i angazhuar në proces. /Rigels Seliman