osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Përplasja me Berishën/ Thaçi: Kur unë e kam luftuar Milosheviçin, ai e ka ndihmuar

Përplasja me Berishën/ Thaçi: Kur unë e kam luftuar Milosheviçin, ai e ka ndihmuar

Sali Berisha ka deklaruar se projekti për shkëmbimin e territoreve mes Prishtinës dhe Beogradit është një projekt i Serbisë. Ish-Kryeministri sulmoi Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, të cilin e quajti “argat” që mbron këtë projekt.

Thaçi e ftoi në debat televiziv, por Berisha refuzoi dhe tha se më përpara do të dilte në debat me presidentin e Serbisë, Vuçiç. Sonte nga emisioni ‘5 Pyetjet nga Babaramo”, kreu i shtetit të Kosovës tha se kur ai e luftonte Miloshevicin, Berisha e ka ndihmuar.

“Nëse dikush ngre hipoteza dashakeqe dhe djallëzore, nuk do të pijnë ujë as tek unë, as te qytetarë e Kosovës dhe në veçanti, ata që e kanë ndihmuar Slobodan Milosheviçin, kur unë e kam luftuar atë, nuk do t’u funksionojnë idetë pseudonacionaliste apo të deficiteve të tyre patriotike. Shefi im është populli i Kosovës, vullneti i popullit të Kosovës, gjaku i derdhur për liri.

Jam i gatshëm të diskutoj me secilin, të ballafaqohem. Kam bashkëpunuar shumë mirë si kryeministër, duke vrapuar bashkë me Berishën nëpër fshatrat më të thella të Dukagjinit, duke folur për bashkim kombëtar. Kemi pasur një bashkëpunim produktiv, për interesin e shtetit të Kosovës dhe të Serbisë. Madje kam marrë pjesë edhe në fushatën elektorale të Berishës, në atë kohë kur ishte me Ramën, duke marrë pjesë në hapjen e tunelit në Kalimash. Edhe në takime të tjera.

Nuk kam parë ndonjë zemërim në atë kohë nga z. Rama, për arsye se edhe unë isha kryeministër edhe ai ishte kryeministër. Edhe kryeministri Berisha në atë kohë ka qenë në ceremoninë e hapjes së segmentit të autostradës së Kosovës. Kështu që idetë që dalin, për mua janë shumë të mirë se ardhura.

Me secilin jam i gatshëm të ulem e të diskutoj, të ballafaqojmë idetë. Unë nuk jam nga bota shpellare apo e njerëzve që thërrasin për mejdan kanunor, por për ballafaqim idesh jam i gatshëm me secilin, në secilën studio, le të zgjedhin secilin gazetar dhe të diskutojmë për të gjitha çështjet që janë për t’u diskutuar, por natyrisht në fund të jetë një debat i civilizuar, jo i sulmeve, jo i etiketimeve.

Unë nuk sulmoj dhe nuk etiketoj. Nuk dua të komentoj dhe nuk dua që të merrem me deklarimet individuale të askujt. Unë bashkëpunoj me secilin lider institucional. Kam pasur bahkëpunim shumë të mirë edhe me z. Berisha, edhe me z. Basha, edhe me të tjerë.

Në interesin tonë është që të kemi mirëkuptim, të kemi angazhime të përbashkëta. E theksoj që me secilin jam i gatshëm të kem ballafaqim idesh, debat. Lehtë është të etiketosh, por do të ishte në interes edhe të kulturës qytetare, politike dhe të debatit, të diskutojmë. Me secilin që ka ide kundër, unë jam i gatshëm të ulem në çdo studio televizive, qoftë në Prishtinë, qoftë në Tiranë. Le t’i zgjedhin ata studiot dhe gazetarët dhe të ballafaqohemi pastaj hapur dhe në mënyrë të kulturuar.

Qytetarët e meritojnë një debat të tillë. Mund të kenë me bollëk etiketime apo që atributet e veta t’ia bartin dikujt, gjë që nuk do të ndodhë kurrë, por i ftoj për debat të gjithë, kushdo që dëshiron të diskutojë. Por të mos presë kush prej meje që do ta etiketoj. Në veçanti dëshiroj të kem debat me njerëzit që, kur unë e kam luftuar Milosheviçin, ata e kanë ndihmuar Milosheviçin” tha ai.