Një vajzë e fiksuar pas operacioneve plastike u desh të intervistohej në këmbë, pasi implantet plastike në të pasmet e saj ia bëjnë shumë të dhimbshme uljen në një divan.
Kjo ka ndodhur në një studio televizive në Britaninë e Madhe, ku ishte e ftuar Star Delguidice. 28 vjeçarja nga Birminghami harxhoi 15 mijë paund për të rritur përmasën e të pasmeve të saj, por ajo tha se dëshiron që t’i heqë ato sepse janë “shumë të mëdha”.
Star thotë i ka nisur herët aperacionet plastike që në moshën 17-vjeçare dhe tani ka kaluar rreth 200 procedura shkruan The Sunn. Ajo udhëtoi drejt Turqisë për operacionin e saj të fundit dhe për shtatë orë, ndoqi një procedurë që përfshin heqjen e yndyrës nga krahët, kofshët dhe stomaku i saj, përpara se të injektohej në të pasme.“Dua vetëm të jetoj një jetë normale … Kjo është një mani shumë e rrezikshme dhe unë nuk i kuptoja rreziqet”_ shprehete penduar 28-vjeçarja./BalkanWeb