Kryetari i Qeverisë, Edi Rama pas deklaratave të Lulzim Bashës se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos për të hequr vëmendjen nga situata e djegies së mandateve, u ka dërguar sot një mesazh të gjithë deputetëve. Sipas News 24, Rama i ka porositur deputetët që të mos replikojnë me Bashën për akuzat politike.
“Nuk do replikojmë me Bashën. E gjithë vëmendja te qytetarët. Le të vlojnë në zjarrin e mandateve të djegura”, thuhet në SMS e dërguar nga Rama për deputetët e maxhorancës.