Mbrëmjen që lamë pas u zhvillua ceremonia e 91-të e ndarjes së çmimeve ‘Oscar’. Krahas shumë yjeve botërorë që bën parakalimin e tyre në tapetin e kuq, kanë qenë edhe dy nga shqiptaret më të famshme në botë, këngëtaret Bleona Qereti dhe Rita Ora. Bleona u shfaq në tapetin e kuq me një fustan tejet elegant ngjyrë argjendi.
Gjithashtu Bleona ishte e ftuar edhe në festën pas çmimeve Oscar, organizuar nga ‘Vanity Fair’. Në këtë festë ka qenë edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora. Ajo është shfaqur më guximtare sa i përket veshjes, ku përmes një fustani të zi transparent ka bërë të flitet për të.
Rita gjithashtu ka kujtuar përmes postimeve në rrjete sociale performancën e saj në skenën e Oscar në vitin 2015 me këngën “Grateful” ku ka rrëmbyer miliona duartrokitje. Tashmë është kthyer në traditë për Bleonën dhe Ritën të jenë pjesë e këtyre eventeve të rëndësishme, ku janë të ftuar yjet më të njohur në botë.