osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

At Zef Pëllumbi, profecia e Rrustem Gjatës dhe PD e sotme në duart e Çlirimit

At Zef Pëllumbi,  profecia e Rrustem Gjatës dhe PD e sotme në duart e Çlirimit

“Rustem Gjata, qi ishte kenë gjykatës dikur e që në atë kohë ishte kryetar i gjykatës kushtetuese, po na i thotë plakut të shkretë: ‘Ndigio këtu, more djalë; s’lojtëm nga mendtë, që t’ua lëshojmë pushtetin të burgosurve politikë. Prandaj mos u mundo kot. Kjo parti nuk do të miratohet kurrë!’. Ashtu tha e ashtu ndodhi”, kujton At Zef Pllumi.

Për herë të parë Kuvendi Françeskan në Shkodër, në vëllimin “Dhetë vjet liri” sjell shkrime të pabotuara asnjëherë dhe që janë shkruar nga At Zef Pllumi.

Një prej shkrimeve të këtij vëllimi, i cili nën kujdesin e veçantë të kreut françeskan, Padër Vitor Dema, u botua në një përmbledhje me shkrime të tjera të pabotuara të At Zef Pllumit me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së tij. Ky material është një nga më interesantët, pasi sjell një panoramë të plotë të situatës në Shqipëri në fillim të viteve ’90.

Pas kërkesave të shumta nga miq e shokë burgu nga rrethe të ndryshme të vendit, At Zef Pllumi ka hedhur idenë në atë kohë për krijimin e një partie kombëtare (me emrin Bashkimi Fetar ose Aleanca Fetare) krejt ndryshe nga të tjerat dhe me program të qartë për një Shqipëri europiane. Kjo për faktin (sipas tij) se në këtë parti mund të merrnin pjesë njerëz pa dallim feje, pa dallim klasash, pa dallim partish të vjetra e të reja, d.m.th njerëz me fe e pa fe, me çka kishin e me çka s’kishin. Ndërkaq, në këtë shkrim të sapobotuar (të shtunën që shkoi) At Zef Pllumi tregon se si projekti i tij politik nuk u pranua në gjykatë kur u dërgua për t’u regjistruar si subjekt politik.

“Rustem Gjata, qi ishte kenë gjykatës dikur e që në atë kohë ishte kryetar i gjykatës kushtetuese, po na i thotë plakut të shkretë: ‘Ndigio këtu, more djalë; s’lojtëm nga mendtë, që t’ua lëshojmë pushtetin të burgosurve politikë. Prandaj mos u mundo kot. Kjo parti nuk do të miratohet kurrë!’. Ashtu tha e ashtu ndodhi”, shkruan At Zef Pllumi.

Gjithashtu, ai tregon se partinë që tentuan të formonin ua vodhën elementë të Partisë Demokratike dhe pas kësaj, ai nuk dha më këshilla për politikë.

At Zef Pllumi në Kishën e Shna Ndout në Tiranë. Kisha e Shna Ndout në Tiranë kje ndërtue në vitin 1943 dhe aty kremtonte Meshë Át Anton Harapi.

Takimi me studentat e lëvizjes antikomuniste, me intelektual dhe njerëz të ndryshëm dhe ideja për krijimin e nji partie politike.

Shkruen Át Zef Pllumi

Kështu kisha erdh ditë për ditë tue u pasunue, erdh tue u ba gjithnji ma shumë kishë e tue marrë trajtën që kishte pasë dikur, kur nuk ishte dhunue e ba front demokratik. Njeni, qi punonte kryqa guri ndër vorre, erdh e më pruni nji ditë nji kryq gurit për me e vu aty nalt, përmbi façatë të kishës, qi të dallohej prej ndërtesave të tjera. Të shifej se ishte kishë. Kur deshta me ia pague mundin, kryqaxhija i vorreve jo vetëm nuk pranoi shpërblim, por pruni edhe nji murator tjetër që ta ndihmonte me vu kryqin. Kështu e vunë ata vetë. Mbas tyne ia behi nji marangoz, që pruni nji kryq drunit mjaft të madh, për ta vu mbi tavolinën ku çosha meshë, në façatën mbas elterit, që ta shifshin të gjithë. Ndërsa nji tjetër më pruni nji kuadër të madh fetar, ruejtë me shumë kujdes e me shumë xhelozi, në gjendje shumë të mirë.

Në të ishte pikturue Gjon Pagëzuesi, tue pagëzue Krishtin në lumin Jordan. Kuadri, i pikturuem me dorë, nuk ishte fort i vjetër. Si pikturë ndoshta nuk kishte aq vlerë, por për këtë kishë të plaçkitun, krejt të zhdeshun, kishte randsi të madhe. E vuna, prandej në ballë, mbasi nuk kishim figurë tjetër. Ndërsa nji grue më pruni nji punim dore, të cilin e kishte ba ajo vetë, sepse ishte piktore. Kishte pikturue Zojën e Shkodrës, Zojën e Këshillit të Mirë, të veshun me kostum shqiptar, jo ma tue ikë, por tue u kthye prej Gjenacanit. Zoja po kthehej! E kisha po përtrihej, po pajisej e po fillonte me u frekuentue edhe prej ambasadave të hueja. Ishin të pranishëm për çdo ditë të diele, ambasadori jugosllav me gjith të shoqen, po ashtu edhe ambasadori italian, në atë kohë, diplomati Torquato Cardilli. Thoshin se ishte socialist, po në kishë nuk mungonte kurr. Ai nji e zyrtarët e ambasadës Italiane, 4 a 5, ishin të pamungueshëm. Njana prej grave vinte gati gjithmonë me kamera e xhirote gjatë kohës meshën e predkun. Tue ardhë ambasadorët aty, u shtue edhe populli, madje edhe personalitetet që kishte Tirana aso kohet. E un nisa me u takue me ambasadorë, aq sa nuk isha takue gjatë gjithë jetës seme.

Takime të përditshme me ambasadorin Italian Cardilli e me ambasadorin francez, të cillët u treguen të gatshëm me i plotësue nevojat e kishës, nevojat ma urgjente, kuptohet. Ndoshta sepse e shifshin me sytë e vet se ajo, kishë i thançin, ashtu e vogël, e zhdeshun, fukara, ishte ma e dejë me u quejtë qendër e frontit demokratik, sesa kishë. Bankat i kishte ma zi se bankat e shkollave, elteri ishte nji tavolinë e thjeshtë, petkat që i kishte ruejtë Gjorgjina të mshehuna deri atëherë, nuk ishin aq të kqija, po nuk ishin as të mira. Tue e pa gjithë këtë mjerim, mbas pak kohet nji nënpunës i ambasadës italiane, që erdh me pa meshë nji ditë të diele, më dorzoi nji pako me 5 palë tesha meshet, dërgue prej nji famullitari të nji famullije italiane, megjithë enët shejte, me gjith ungjill, me leximet e pajisjet e plota të elterit. Natyrisht më bani me vu firmën e me i shkrue nji letër falënderimit famullitarit bamirës që t’ia dorëzonte, kur të shkote në Itali. Kështu kisha e vorfen, që ishte kenë zyrë fronti, na u ba edhe qander takimesh. Diplomatike, madje.Me fratin që nuk kishte kurrgja mbas shpirtit per me pritë kend. Ishem ma fukara se vetë Sh’Françesku.

Por, i kjosha falë nderës Zotit, kishem miqt, kishem disa miq burgagji të vjetër në Tiranë, si Spiro Vllahun e Mehmet Isufin e shkojshem e hajshem ma fort te ata e te Gjorgjina e ktheheshem me fjetë aty në shpi. Mandej nisa me ndejë aty edhe gjatë ditës, për me pritë, si me thanë, vizita, mbasi mund të vinte ndokush për ndonji nevojë. Me folë të drejtën, ma shum se kurrkush vishin njerz që dojshin me u marrë me politikë. E kush nuk donte me u marrë me politikë në atë kohë. Kishin kalue 50 vjet pa dijtë se çka asht politika, pa dijtë çka asht demokracia, pa dijtë çka asht liria. Ishte nji gja e re për popullin shqiptar e vishin te na, të vjetrit për me mujtë e me formue ndonji parti, veç asaj kryesores, partisë demokratike, plot me bijtë e lindun prej partisë së punës së Shqipnisë.

Ndërsa burgagjitë e vjetër e njerzit qi s’kishin kenë marrë kurr me politikë, kishin ndër mend me mujtë e me e formue nji parti të re. Të gjith i kishte kapë sëmundja e partive, thue se s’ishin ngi me nji parti e prej këndej, doshin shumë. Me shue një û 50-vjeçare për parti. Të primë prej atyne, që kishin hangër vjet e vjet burgimi, pikërisht për punë partish të kahmotshme, mbasi të rejat kishin përfundue ndër pranga, ende në fasha. Nuk mund u vehej faj, prandej. Ishin shum që kishin ba burg për partinë demokristiane, shum të tjerë kishin ba burg për legalitetin, kishte shum edhe asish qi kishin ba burg për ballin kombtar porse tashma kërkoshin elementa të ri, pse anëtarët e atyne partive të vjetra kishin shkue me u marrë me politikë kahmot ndër vorre të harrueme.

Kështu vishin jo vetëm me u këshillue, por edhe me mujtë e me ma mbushë edhe mue menden për të krijue nji parti të re: ose nji parti demokristiane, ose ndonji parti tjetër të re, që t’u përshtatej kohnave post-komuniste. Në të vërtetë, këto kërkesa nuk vijshin vetëm prej miqve e shokëve të Tiranës, por edhe prej Shkodret, prej Vloret edhe prej anëve të tjera, si prej Durrësit, ku kisha miq e shokë burgu. I këshillova që mos të merrena ma me partitë e vjetra, as me ballin kombëtar, as me legalitetin. Ishin të kalueme, tashma. U dhashë mendimin me formue nji parti të re, e cila të përfshinte njerëz pa dallim fejet, me emnin BASHKIMI FETAR në Shqipni ose ALEANCA FETARE. Ky mendim u pëlqye prej të gjithve, pse në të mund të merrshin pjesë njerëz pa dallim fejet, pa dallim klasash, pa dallim partish të vjetra e të reja, d.m.th njerëz me fe e pa fe me çka kishin e me çka s’kishin.

U paraqitën dy projekte, nji projekt statut i partisë demokristiane i bamë prej Nush Radovanit, me tendencë krejtësisht demokristiane, që pothuejse nuk dallonte prej partive demokristiane të Europës, e nji projekt tjetër, edhe nji statut tjetr, i bamë prej mejet. Plani em parashikonte që, me anë të rrotacionit, kryetari i asaj partie të ndërrohej vjetë për vjetë d.m.th nji vjetë me kenë mysliman, të dytën vjetë, ortodoks, të tretën, katolik, të katërtën bektashi, të pestën përfaqësuesi i atyne, që nuk besojshin fare. Mbas shum përpjekjesh e shum mbledhjesh që bame sa në Shkodër, aq në Tiranë, ia dolme me formue nji këshill të përbamë prej 9 a 10 vetësh edhe e paraqitme at program në gjykatë, pse duhej aprovue partia. Ketë punë e mori mbi vedi Mehmet Isufi. Ai e paraqiti në gjykatë edhe shkonte shpesh atje, për me marrë përgjigje, derisa nji ditë prej ditësh, Rustem Gjata, qi ishte kenë gjykatës dikur e që në atë kohë ishte kryetar i gjykatës kushtetuese, po na i thotë plakut të shkretë: “Ndigio këtu, more djalë; s’lojtëm nga mendtë, që t’ua lëshojmë pushtetin të burgosurve politikë. Prandaj mos u mundo kot. Kjo parti nuk do të miratohet kurrë!”.

Ashtu tha e ashtu ndodhi. Me gjith mbledhjet, me të gjitha përpjekjet që u bane, prapseprap ajo parti nuk u aprovue kurr, deri në zgjedhjet e vjetit 1991. U aprovue vetëm mbas zgjedhjeve, që u bane në mars, ndërsa para zgjedhjeve të marsit erdh prej Italijet nji përfaqësues i partisë demokristiane. Pikoli e kishte mbiemnin. Ai i thirri në ambasadën italiane të gjith njerëzit, qi dojshin me u përfshi në politikë. Në ketë partinë e bashkimeve fetare kjenë thirrë Ruzhdi Çoba e Nush Radovani, por Pikoli ngulmonte që mos të formoheshin parti të tjera, përveç partisë demokratike.

Thote se ata me këtë rrugë e kishin kundërshtue komunizmin në vjetin 1948, tue formue partinë demokristiane në Itali, si kundërshtare kryesore e partisë komuniste. Ai nuk e kuptote aspak se gjendja në Shqipni ishte krejt ndryshe. Si përfundim dikur, tue kenë se u larguen si Mehmet Isufi, ashtu edhe të tjerët, ajo parti degradoi edhe iu shndërrue emni në parti demokristiane, por në të vërtetë kje hajni e elementave të partisë demokratike. Kështu na e vodhën edhe partinë. E me të, mbaruene edhe këshillat e mija për politikën.