Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thotë se opozita do të organizojë protesta masive që të rrëzojë Ramën dhe ta kthejë vendin në binarët kushtetues.
Pas takimit që pati me Bashën dhe aleatët e partive të tjera, Mediu gjithashtu tha se problemi më i madh i Shqipërisë sot mbetet korrupsioni.
Më tej Mediu pohoi se detyra kryesore e opozitës është që të koordinojë veprimet me qytetarët në protestat që janë njoftuar cdo të enjte para Parlamentit.
“Do të kordinohemi për protestën para Parlamentit. Njëkohësisht për t’u angazhuar në protesta më masive, për t’i dhënë njëherë e mirë fund mungesës së legjitimitetit.
Unë iu thashë se çdo të bëj opozita. Opozita duhet të bëjë çdo gjë që do ta çojë Shqipërinë në binarët kushtetues dhe europian.
Problemi më i madh i Shqipërisë është korrupsioni”, tha Mediu.