Pas dorëzimit të mandatit të 56 deputetëve të opozitës, KQZ i ka dërguar kërkesë Kuvendit për të bërë specifikimin e vakancave.
Pritet që ditën e nesërme Kuvendi do t’i kthejë përgjigje të specifikuar KQZ.
KQZ KERKON SHPJEGIME NGA KUVENDI
“Tre ditë pasi mori në dorëzim nga Kuvendi kërkesat për dorëheqje nga mandati i deputetëve të opozitës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ktheu një tjetër kërkesë Kuvendit të Shqipërisë, për të marrë më tepër shpjegime prej tij mbi dokumentet e dërguara lidhur me dorëheqjen e deputetëve të opozitës nga mandatet”