Publicisti Arben Xoxa, i ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare, ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë, në krahët e bashkëshortes së tij Valbona dhe vajzës Ajola.
Arben Xoxa, djali i shkrimtarit të madh Jokov Xoxa dhe babai i Ajolës, bashkëshortes së kryebashkiakut Veliaj, studioi gjuhë-letërsi dhe u specializua si kritik arti, gjithmonë me rezultate të shkëlqyera.
Ai punoi për shumë vite si pedagog në Universitetin e Tiranës, drejtues në Ministrinë e Arsimit, Akademinë e Shkencave, RTSH dhe më pas prej vitit 1996 si Drejtor i Shtëpisë Botuese Enciklopedike, duke i qëndruar pranë dashurisë së tij më të madhe profesionale, librave.
Në rini ai u angazhua në shtypin vendas dhe të huaj, duke botuar qindra shkrime dhe studime, dhe i mirënjohur si një prej personaliteteve të spikatura të mendimit kritik shqiptar.
Arben Xoxa u tërhoq gjatë viteve të fundit nga shtypi dhe iu përkushtua botimit të veprave mbi historinë dhe çështjen shqiptare.
Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për Akademinë.
Homazhet do të zhvillohen të hënën ora 10 pranë Akademisë së Shkencave tek Biblioteka!/Ekskluzive.al