Gjatë ditës së djeshme mediat online zbuluan se si gazetarja me origjinë angleze që jeton në Tiranë, Alice Taylor, ishte e angazhuar me një seri shkrimesh negative për Shqipërinë në websajtin rus tsarizm.com dhe më pas me një prononcim në televizionin “Russia Today”.
Duke iu referuar vetë të dhenave që Taylor ka publikuar në llogarinë e saj në facebook, mediat raportuan se ajo ishte e fejuara e një prej truprojave të Lulzim Bashës, Ergys Hoxha.
Taylor reagoi ndaj këtyre lajmeve që i cilësoi të rreme, pasi sipas saj, ajo nuk ka shkruar kurrë për websajtin tsarizm.com. Për të mësuar të vërtetën mjafton të kërkosh emrin e Alice Taylor në këtë websajt, biografia e së cilës shfaqet në seksionin “meet the team” (njih skuadrën e websajtit), ku gjithashtu shihet edhe fotoja e saj.
A jeni ju Alice Taylor, gazetarja e lindur në Angli, që para se të zhvendosej në Shqipëri ka jetuar në Maltë, siç shkruhet në biografinë e tsarizm.com? Fotoja që shoqëron biografinë tuaj, tregon se po! Emri juaj shoqërohet me përshkrimin “kontribuese” e Tsarizm.com!
Për më tepër, janë jo pak, por plot 11 shkrime tuajat në këtë portal. Ja disa nga artikujt tuaj në këtë portal:
Profili i saj : https://tsarizm.com/amp/author/alice/
– “Unë e mbështes veprimet e viktimave të AStiri”, autore Alice Tylor. Link- https://tsarizm.com/amp/opinion/2018/11/23/i-support-the-actions-of-albanian-astir-victims/
– “Qeveria shqiptare rifillon pëprjekjet për të kontrolluar median, autore Alice Taylor. Link- https://tsarizm.com/amp/news/2018/12/24/albanian-government-relaunches-bid-to-control-media/
– Ministria e Jashtme gjermane bën thirrje për hetim të zgjedhjeve, autore Alice Taylor – https://tsarizm.com/amp/news/balkans/2019/02/23/german-foreign-ministry-calls-for-investigation-into-albanian-election-rigging/
A jeni ju e njëjta Alice Taylor, që në artikullin “Unë mbështes veprimet e viktimave të Asitirit”, theksoni që policet e pasiguruara (referuar Ina Nukës) po përdoren nga qeveria e Ramës për propagandë? Tsarizm.com, tregon që po!
Pretendimi tjetër i Taylor është se portali tsarizm.com nuk është një portal me prirje ruse, por publikim amerikan i një ish piloti të Forcave Ajrore të SHBA, i cili nuk ka asnjë lidhje me Rusinë.
Personi për të cilin flet Alice Taylor është L. Todd Wood, themelues dhe drejtues i websajtit “Tsarizm”. Ish piloti i konvertuar në gazetar mund të mos ketë ndonjë prirje shpirtërore pro ruse, por mediat amerikane hedhin dyshime të forta për lidhjet e tij me lobistë rusë të vendosur në SHBA.
Anëtar bordi i Tsarizm.com dhe bashkëautor i shumë artikujve që fabrikohen aty rezulton të jetë Yuri Vanetik, mik dhe bashkëpunëtor i Tod Wood.
Vanetik, i lindur në Rusi është një emigrant në SHBA me profesion financier që në Shkurt të vitit 2017 u emërua bashkë-kryetar i financave të Partisë Republikane në SHBA. Ajo që pak dihej për Vanetik ishte veprimtaria e tij si lobues në kongresin amerikan për llogari të politikanëve fillimisht nga Ukraina dhe aq më pak, për lidhjen e tij të thella me rusët.
Vanetik është sot nën akuzë për shkelje të ligjit amerikan për lobimin. Pak pasi Yuri Vanetik ishte në krye të fushatës “Great Amerika”, një fushatë e mbledhjes së donacioneve në mbështetje të presidentit Trump në zgjedhjet presidenciale, rezulton se në mënyrë ilegale ai ka lobuar për dy politikanë ukrainas përmes firmës së tij të lobimit “ “Medowood Management LLC”.
Për më tepër, përmes portalit rus të Todd Wodd, ai fabrikonte lajme në favor të klientëve të tij. *”Madje një të tillë e kishte shkruar me emrin e tij edhe Todd Wood, ku kundërshtonte arrestimin nga qeveria e Ukrainës të Yrina Savytskaya, për lidhjet e saj me opozitën e vendit. Asokohe Wood u tha gazetarëve se nuk kishte marrë lekë nga Vanetik për këtë shkrim, por pranoi se po, kishte një marrëdhënie shumë të afërt me Vanetik”, citojmë për këto informacione, raportimin në* https://rosecoveredglasses.ëordpress.com/2018/01/26/fara-registration-violations-continue-today-in-u-s-government/
Vanetik, me lidhje të shumta në administratën Trump për shkak të pozicionit të tij në fushatën e Trump, pranon hapur që është një mbështetës i Presidentit Rus Valdimir Putin, duke postuar edhe në rrjetet sociale, fotot e Putin. (shiko foton nr.3 ).
Për çudi, pas rrjedhjes së këtyre informacioneve, emri i Yuri Vanetik është zhdukur nga skuadra e autorëve të tsarizm.com, bashkë me artikujt e shkruar prej tij.
Alice Taylor gjithashtu pretendon se partneri i saj Ergys Hoxha, ose Eri, siç e thërret ajo shkurt, nuk ka qënë kurrë dhe nuk është truproja e Lulzim Bashës. Por fotot e publikuara nga mediat provojnë se Hoxha është përkrah Bashës në çdo miting dhe takim publik. Ndoshta Hoxha nuk është i paguar për të qëndruar në çdo moment pas krahëve të Bashës. Ndoshta e bën këtë prej admirimit për liderin demokrat, por e sigurt është që ai shfaqet si një nga njërezit që ruajnë sigurinë e Bashës në mes të turmave.
Të jëtë vallë rastësi, që gruaja e një personi që ndjek nga pas liderin e opozitës, të jetë kaq aktive me artikuj kundër qeverisë dhe në të njejtën linjë me opozitën në mediat e huaja?!
Përgjigjen e saj ditën e djeshme, Taylor vendosi ta japë përmes një artikulli në exit.al, portal ku ajo shkruan vazhdimisht, i cili drejtohet nga Neritan Sejamini, këshilltar i Lulzim Bashës.
Çudia nuk përfundon këtu, sepse tashmë exit.al është i integruar brenda websajtit tsarizm.com si një nënseksion i websajtit të huaj. Nëse shihni rubrikat e Tsarzim, ka një të tillë me emrin Exit (The balcan) në të cilën po të klikosh, ju çon direkt në portalin e Neritan Sejaminit, që “Tsarizm” e shet si zërin syrtar të lajmeve nga Ballkani.
Të jetë vallë rastësi edhe kjo? Që Alice Taylor shkruan edhe në portalin e Sejaminit edhe në portalin e lidhur me rusin Vanetik? Të jetë rastësi që portali exit.al, ku shkruan Alice Taylor, është pjesë integrale e portalit tsarizm.com, ku emri i Taylor cilësohet si kontribuese? Çfarë e lidh Neritan Sejaminin dhe Alice Taylor me L. Todd Wood, përveçse shkrimeve kundër vetingut? Të jetë rastësi që Neritan Sejamini, Alice Taylor dhe drejtuesi i tsarizm.com, L.Todd Wood, shkruajnë në të njejtën linjë për Shqipërinë e mbytyr nga krimi dhe droga?!/Ekskluzive.al