osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Paqja e përgj.akur” e Ndrek Lucës

“Paqja e përgj.akur” e Ndrek Lucës

Si u hoq nga skena shfaqja e Lucës. Veç shtetit, dhe artisët ia kanë nxjerrë sytë njëri-tjetrit.

Për aktorin Ndrej Luca, “Artist i Popullit”, kam shumë për të thënë. Jam njohur drejtpërsëdrejti në Gjirokastër, më 1987. Ndreka hyri shumë shpejt në jetën time, hyri ballaz e pa shumë qarkime. Mendoj se kjo ishte natyra e tij. Kur diçka i duhej, pa shumë prita apo lakadredhje, ai i sulej fluturimthi dhe nuk ndalej sa ta merrte.

Ishte viti 1987, 75 vjetori i Pavarësisë. Punoja si libretist i teatrit në Gjirokastër. Gjatë verës së atij viti shkrova një dramë dhe e paraqita në teatër për sezonin e vjeshtës. Drama u bënte jehonë viteve në prag të Pavarësisë. Ngjarjet vendoseshin në Veriun e Shqipërisë. Nga drejtuesit e teatrit u mendua që Ndrekë Luca mund të ishte aktori i rolit kryesor të dramës. U bënë bisedat për ta sjellë Ndrekën me shërbim në Gjirokastër. Ai pranoi. Ngjarja shkoi deri te drejtuesit kryesorë të partisë dhe të pushtetit në rreth. Ndreka ishte i futur dhe, sapo erdhi, i takoi ata dhe që të gjitha figurat kryesore të jetës së qytetit.

Filloi puna dhe mua m’u hoq një barrë nga supet. Libretitsti është si furnitori: unë e kisha furnizuar ‘ndërmarrjen’ me ushqim. Tani mund t’i jepja pak pushim vetes. Por nuk qe e thënë. Një mbasdite vone Ndreka më troket te dera e shtëpisë. Nuk njiheshim fare. Dhe që kish ardhur në teatër, i kisha qendruar larg. Habia ishte se ai po kërkonte mbështetjen time si libretist, si autor i dramës që t’i dilja krah në atë që kish ndër mend të bënte. Dramën e kishte lexuar, kish vërejtje të ndreqshme, por nuk kishte ardhur te unë për të më dhënë vërejtjet për tekstin a rolin e tij, si roli kryesor i pjesës. Kishte biseduar veçan me disa nga aktorët dhe kish marrë miratimin e tyre. Nuk ia mbushi syrin regjisori i teatrit. Donte që regjisori i shfaqjes të ishte ai, Ndrek Luca. Po përmbyste gjithë platformën e shfaqjes, ndarjen e roleve… E mbështeta, për sa më takonte mua: si autor më pëlqente që regjisor e aktor kryesor të ishte Ndrekë Luca. Ishte fat për çdo autor. Për të tjerat kishte punë me teatrin, me shefat deri me të mëdhenjtë e rrethit që e kishin miratuar ardhjen e tij.

Për çudi, Ndreka ia arriti që të jetë regjisori dhe aktori kryesor. Më donte pranë se u pëlqyem në muhabet dhe se në ecje e sipër me punën që bëjnë aktorët në tavolinë delnin vërejtje për dialogun a për skena që mund të detajoheshin më mirë apo të shkurtoheshin.

Vënia në skenë e dramës u shty deri në muajt e parë të vitit 1988. Ndreka ishte një karakter shpërthyes dhe të merrte para si një lumë me dallgë. Aktorët i kishte bërë me krahë.

Ai i dha sukses teatrit të Gjirokastrës me vënien në skenë të dramës “Paqe e përgjakur”. Në shtypin e kohës, në gazetat ‘Zëri i Populit’, në ‘Zërin e rinisë’ u paqyrua kjo ngjarje…. sigurisht nga emri i Ndrekës, Artist i Popullit. Drama u shfaq mbi 20 herë në Gjirokastër, pastaj dhe në Tiranë, në skenën e Teatrit Popullor. Në shfaqjen e parë në Teatrin Popullor erdhi Foto Çami, sekretar i Komitetit Qendror të Partisë. Ministria e Kulturës na pa me sy pak shtrëmbër. Nuk i vumë rëndësi.

Ne ishim në qiell se na u dha leja të jepnim shfaqje në teatrin ‘Migjeni’ Shkodër. Ndreka fliste dhe për një turne në shumë rrethe të Veriut. Ai gëzonte që po na ecte. Na pritën personalitetet politike të rrethit Shkodër. Dukagjinsi Ndreka aty ishte si në shtëpinë e vetë.

Por…. papritur “me urdhër nga lart” u ndërpre dhënia e shfaqjeve. Pak si me erë e me thëllim po mbaronin dhe marrëdhëniet e teatrit me Ndrekën. Atij iu tha që shfaqja deri në një urdhër të dytë do të pezullohej dhe ai nuk kishte më punë në Gjirokastër. Drama nuk u shfaq më. Kurrë.

U kthyem në Gjirokastër. Atje, në vend që të na lavdëronin, na prisnin mbledhje, linçime, ndëshkime. Ne ’ndrekistët’ u shpallëm të padëshiruar. Kishim shkelur etikën. Kishim mbështetur Ndrekën, duke iu kundërvënë regjisorit të teatrit, të emëruarit zyrtarisht. Mbledhjet ishin pak të gjata, të egra në fjalë dhe vazhduan disa dite. Kishte hidhtësi, tundje këmbësh e kërcëllimë dhëmbësh, që të trëmbnin. Flitej për heqje nga puna, për dërgime në prodhim…

Ndrekën siç e sollën, po me një urdhër e larguan. Pse duhet të ishim përgjegjës ne për mbajtjen afër të tij, kur punonim për dramën? Shefat e ndërprisnin bashkëpunimin me Ndrekën në se nuk do t’i kishin pëlqyer kushtet e tij. Pse nuk e ndërprenë? Pra, etikën e kishim thyer bashkë me shefat. Arsyet ishin të tjera dhe kurrë nuk u thanë hapur. Drama ‘lart’ nuk ishte pëlqyer se një ’paqe e përgjakur’ me vrasje e me njerëz të uritur, asaj kohe nuk i përshtatej (siç!) .

Mua më zbuan nga teatri. Me ndërhyje të miqve më rikthyen në arsim. Shumë aktorë të teatrit morën vërejtje, heqje nga pozicioni i mëparshëm. Po nuk dua të përmend emra, as të të ndëshkuarve, as të atyre që na hidheshin në fyt ne fajtorëve.

Flamur Çani, ish-kryetari i rrethit Gjjiokastër. Në kujtimet e tij (vëllimi i tretë) shkruan emrin e një rgjisori gjirokastrit, i cili me lot sy i kishte kërkuar që mua, libretistin e teatrit, të më burgosnin.

Veç shtetit, dhe ne artisët ia kemi nxjerrë sytë njëri-tjetrit.

Pas rreth një viti e gjysmë në botë… edhe tek ne ngjarjet u rrokullisën me shpejtësi…. erdhi demokracia…

Mbeta me një respekt të pafund për Ndrekën… Në ato pak muaj u bëmë miq….U njohëm dhe familjarisht. Ai ishte një njeri i veçantë, një antikomunist i bindur. Që atëherë fliste “kundra”, por fliste për njerëz që të dridhej buza po t’i përflisje, apo t’i mallkoje ashtu si shkumëzonte e gjëmonte Ndreka kundër tyre….