osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Jari shpjegon se djegia e mandatit të Fatmirit do t’i çojë në qiell “flakët e revolucionit”

Jari shpjegon se djegia e mandatit të Fatmirit do t’i çojë në qiell “flakët e revolucionit”

Të dielave Jari zgjohet vonë zakonisht, sepse ka nevojë të marrë veten nga ngarkesa e madhe e javës. Sot u ngrit me përtim nga krevati dhe me kokën e rëndë prej lajmeve të këqija, por sidomos për faktin se kishte dy ditë që nuk e merrnin më në telefon, as 3 demokratët e Kombinatit dhe, as demokrati Thërmija i Durrësit. Por kur ndezi televizorin pati një ndriçim të befasishëm dhe i qeshi fytyra. Fatmir Mediu kishte firmosur djegien e mandatit.

Dhe si të ishte çliruar nga makthi më i madh i jetës, Jari nisi të shkruajë me një frymë mesazhin e mëposhtëm:

Të nderuar miq, Jari ju informon.

Edi Rama duhet të dridhet tani, pas kësaj që ndodhi sot, dhe e deklaroj me përgjegjësi se ai i ka ditët e numuruara. Sepse mungesën e Fatmir Mediut në Parlament nuk do ta tolerojnë kurrë as vetë socialistët, të cilët vdekjen mund ta prisnin, por kurrë që ky simbol i dinjitetit, moralit dhe i papërlyerjes në afera dhe skandale të pista korrupsioni të mos flasë më në foltoren e Kuvendit.

Kjo do ta ndezë shumë revoltën e qytetarëve kundër Edi Ramës, duke filluar nga Gërdeci e duke vijuar në çdo cep të Shqipërisë, ku Fatmiri ka shkelur në këto vite si një predikues i lartë i vlerave dhe parimeve të demokracive Perëndimore.

Duke e bashkuar fatin e vet me atë të Lulit dhe të Monës, ju duhet ta dini se Fatmiri ka sakrifikuar shumë nga jeta e tij. Dhe këtë ia njohin si shqiptarët, ashtu dhe ndërkombëtarët. Tani atij mund t’i krijohen vështirësi serioze me vizat amerikane, dhe kjo mund t’i shkaktojë një depresion të pariparueshëm me pasoja të rënda shëndetësore dhe financiare.

I vetmi ngushëllim deri tani për të ka qenë Doktori, i cili i ka thënë Fatmirit se jo çdo e keqe vjen për keq dhe i ka dhënë shembullin e Zenit, të cilin nuk e ka gjetur gjë pse nuk shkon dot në Amerikë. Për ta kompensuar atë dhe për të bërë sikur nuk ka ndodhur gjë, Zeni është detyruar të shkojë çdo javë në Vienë, ku edhe çlodhet, edhe ndjek nga afër bizneset e veta. Të njëjtën gjë mund të bëjë edhe Fatmiri, madje mund të shkojnë edhe me të njëjtin avion, siç bënë Luli me Zenin para tre ditësh.

Bindja e Fatmirit për të firmosur djegien e mandatit, përveç se na hoqi një stres të madh të gjithëve, ishte një përgjigje flakë për flakë edhe për tradhtinë e lartë të Myslim Murrizit, e cila i kishte mërzitur jo pak demokratët. Tani atyre mund t’u themi me plot gojën atë shprehjen e njohur labe “kokë lashë, kokë mora” dhe të jeni të sigurt që do ta kuptojnë.

Ndaj mos u dekurajoni, sepse djegia e mandatit të Fatmirit ka për t’i çuar në qiell flakët e revolucionit të Doktorit. Fati (Fatja) ndihmon gjithmonë guximtarët.

I juaji, Jari!