Nga Romeo Kara
Kush di të lexojë midis rrjeshtave, e kupton më së miri se djegia e mandateve të PD-LSI, e cila shitet paturpësisht si grada më e lartë e patriotizmit, është bērë pikë së pari, si presion i Berishës dhe Metës për të ruajtur statukuonë politike dhe paprekshmërinë e tyre.
Prej shumë kohësh, sharlatani Berisha po luan me këtë kartë, dhe kjo u duk qartë kur u ngrit çadra.
Ajo çader u ngrit vetëm me një mision: të pengonte hetimet e komisionit parlamentar që u mor me investigimin e privatizimit të CEZ-it.
Edhe pse komisioni parlamentar e nderpreu investigimin, unë privatisht dorëzova padinë përkatëse.
Ajo që unë konstatova ishte se prokuroria pervecse ishte e kapur nga Berisha, ishte gjithashtu tërësisht e traumatizuar që i duhej të merrej me një cështje të tillë.
Prokuroria as atëherë dhe as tani nuk arrin të gjejë kurajo për t’u përballur me Berishën.
Edhe qeveria, kurrë nuk arriti të tregojë vendosmerinë e duhur në zbatimin e ligjit, duke u pajtuar me një marrëshje në heshtje me Berishën e Metën, ku këtë të fundit e “internoi” medemek në krye të shtetit.
Direkt apo indirekt, kërcënimet e Berishës, çuan Ramën dhe Bashën në marrëveshjen e 17 majit 2017, një marrëveshje të cilën e përgëzoi vetëm Berisha duke thënë që kjo marrëveshje ishte nje ”win-win story”.
Duke parë një për një ministrat e ofruar nga PD në qeverinë e pas 17 Majit, kuptohet qartë se në të vërtetë ajo mund të quhet marrëveshja Rama-Berisha.
Të gjithë ministrat vinin nga klani Berisha.
Luli thjesht ruajti vendin e tij si kryetar i PD duke larguar rrezikun e Metës, të cilin Rama e çoi president, mbase edhe për këtë shkak.
Megjithatë Berisha kurrë nuk mund të jetë i qetë përsa kohë që ai nuk është vetë në pushtet.
Ai në menyrë instiktive, duke parë rrënimin e tij në qarqet euro-antlantike, kërcënoi përsëri me destabilizim, me anë të të cilit ai do të ripozocionohet më fortë brenda vendit.
Retë që vijnë për të nga USA, e detyruan të luajë gurin e fundit, gurin e destabilitetit, gur i cili do të bjerë pikërisht mbi kokën e tij.
Përballë kësaj manovre destabilizuese të Berishës, Rama ka vetëm një alternativë: pērballjen duke respektuar ligjin dhe vetëm ligjin. Cdo marrëveshje jashte konteksit ligjor, nuk i shërben vendit, të ardhmes së tij dhe demokracisë, por përkundrazi vendi do të vazhdojë të mbetet peng i pazareve, së kaluarës dhe Berishës.
E vërteta duhet thënë me zë të lartë: kjo situatë, u krijua nga Berisha dhe për Berishën dhe me Berishën, pavarësisht se po shitet sikur u krijua nga populli, për popullin dhe me popullin.
Dita e përballjes përfundimtare me të keqen po afron.