Ata kanë qenë në vëmendjen e vazhdueshme të mediave rozë për muaj të tërë, veçanërisht për faktin që ende nuk kanë bërë një konfirmim të mirëfilltë për faktin që janë në një lidhje.
Por ashtu si pa kuptuar, kanë kaluar 2 vite që nga lidhja e tyre dhe Çiljeta Xhilaga e Alban Hoxha kanë festuar së fundmi përvjetorin e tyre të dytë.
Këtë e ka bërë të ditur për miqtë e saj vetë Çiljeta e cila në story-n e WhatsApp-it, ka publikuar fotot nga festa e tyre intime.
Në fotot e publikuara nga “Darling.al”, shihet një dhomë e zbukuruar me tullumbace në formë zemre dhe Çiljeta e veshur me një robdeshambër përkrah Albanit, duke mbajtur një tortë gjithashtu në formë zemre me foton e tyre.
(BalkanWeb)