osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

PD-LSI tjetër skenar destabilizues: Plan për të bllokuar rrugët, Parlamentin, bashkitë dhe izoluar ministrat

PD-LSI tjetër skenar destabilizues: Plan për të bllokuar rrugët, Parlamentin, bashkitë dhe izoluar ministrat

Opozita shqiptare duket se ka gati strategjinë që do ndjekë pas vendimit për djegien e mandateve. Duke qenë se kryeministri Edi Rama nuk lëshon pe, sa i takon kërkesës së opozitës për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim mendojnë të arrijnë këtë përmes skenarëve destabilizues. Gjatë ditëve të fundit, kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një sërë takimesh, ndërsa dje ka pritur në një takim krerët e degëve të Partisë Demokratike, ku është detajuar plani i veprimit. Sipas informacioneve, skenari i parë që pritet të aktivizohet nga opozita gjatë ditëve në vijim është bllokimi i rru

gëve, sidomos atyre nacionale, si autostrada Tiranë-Durrës, Levan-Tepelenë, Plepa-Rrogozhinë, Elbasan Tiranë, Lezhë-Shkodër, Korçë-Pogradec, etj. Mësohet se për bllokimin e këtyre akseve kryesore, opozita dhe militantët e saj do të përdorin sende të forta dhe do djegin gomat, me qëllim që të nxisin pakënaqësi ndaj qytetarëve, në mënyrë që këta të fundit të ngrihen kundër qeverisë. Kujtojmë që këtë strategji me paralizim të rrugëve, opozita e ka aplikuar edhe më herët, por që nuk i ka funksionuar.

Protestë para Parlamentit
Një tjetër strategji që do të ndjekë opozita kundër mazhorancës, është zhvillimi i protestave çdo të enjte tek Parlamenti, duke mos lejuar zhvillimin e punimeve. Ky vendim u mor ditën e djeshme në mbledhjen që kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi me kryetarët e degëve të PD në rrethe. Seanca e ardhshme plenare pritet të jetë në 28 shkurt, kështu që në të njëjtën ditë është parashikuar edhe protesta e opozitës tek Kuvendi.

Tre ditë më parë, protesta e opozitës pamundësoi zhvillimin e seancës plenare. Pavarësisht paralajmërimeve se do të kishte dhunë dhe hyrje me forcë në Parlament, nuk u shënuan incidente. Kjo pasi opozita hoqi dorë nga skenarët destabilizues pas thirrjeve të ndërkombëtarëve, sidomos Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian. Po ashtu, opozita ka vendosur dje që protestën e radhës kombëtare ta zhvillojë në datën 16 mars para Kryeministrisë.

Paralizim të bashkive dhe izolim të ministrave
Por një tjetër strategji që do të ndiqet nga opozita është edhe vijimi i protestave në rrethe dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit, sidomos në bashkitë e drejtuara nga Partia Socialiste, me qëllim paralizimin e punës së pushtetit vendor. Në këtë kontekst, gazeta mësoi se pjesë e planit është bllokimin e punës së këshillave bashkiakë në bashkitë socialiste, ku opozita ka shumicën në këshill, por edhe në ato qytetet që PS drejton këshillat dhe njësitë administrative. Gjithashtu, bllokim të punës së qeverisë vendore, opozita do aplikojë edhe në bashkitë që drejton ajo, duke bllokuar punën e këshillave bashkiakë dhe bashkive në tërësi.

Ndërkohë që, është hedhur si ide por që nuk është marrë ende asnjë vendim nga ana e opozitës, siç është tërheqja e kryetarëve të bashkive dhe këshilltarëve në ato bashki që drejton Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, madje edhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Nga ana tjetër, gazeta mësoi se pjesë e strategjisë së opozitës kundër qeverisë do jetë edhe izolimi i kësaj të fundit.

Sipas informacioneve, grupe militantësh të dirigjuar nga krerët e degëve dhe forumeve rinore të FRPD dhe LRI do t’iu gjejnë shtëpitë ministrave dhe do të protestojnë, madje nuk do t’i lejojnë ata që të shkojnë në punë. Në të njëjtën kohë, gazeta mësoi se grupe të tjera protestuesish të opozitës do rrethojnë ministritë dhe godinat qeveritare, me qëllim paralizimin e punës së administratës dhe mosfutjes në këto institucione, duke filluar nga ministrat deri tek nëpunësit e thjeshtë. Megjithatë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do ndodhë më konkretisht.
Rigels Seliman