Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të tij me banorët e Përmetit nuk kurseu edhe akuzat për opozitën, e cila ka paralajmëruar protesta të përshkallëzuara pas dorëzimit të mandateve. Rama shtoi në fjalën e tij se sulmet e opozitës për korrupsionin janë të pavend në një kohë që bashkëpunonin me trafikantët e fshatit Lazarat.
“Po i këputëm të gjithë pemët e kalbura në xhunglën e një drejtësie që i ka marrë shpirtin shqiptarëve për 30 vjet. Ne po luftojmë korrupsionin si askush më parë, thua se këta erdhën nga hëna dhe korrupsionin e sollëm ne. Ne e kemi luftuar fenomenin e kanabisit sikur erdhëm nga hëna dhe jo sikur ishin bërë njish me minjtë në Lazarat.
Ishim dje në një qendër shëndetësore komplet të rindërtuar në Lunxhëri e cila më përpara ishte shpellë. Një grua tha atje: Shkonim për t’u shëruar sëmureshim më keq”, tha Rama.