Një informacion kofindencial nga KQZ, zbulon lojën e pisët, të kodoshëve të PD, PS, LSI me skenarin e mandateve të opozitës, për të krijuar ngërç e kaos politik dhe trazira popullore, me qëllim shtyrjen kohore të krijimit të organeve të drejtësisë BKH e SPAK, kontigjent i të cilave, janë edhe 5 krerët politikë Berisha, Rama, Metaj, Basha, Kryemadhi
Buja e dorëzimit, të mandateve të deputetëve të opozitës, dhe deklarata e dyshesh Basha-Kryemadhi se është qëndrim real pa kthim mbrapa, paska qenë një tollumbace që e ka shfryrë KQZ, pjesë e kësaj “balloje” publike me maska, bërë me skema të nëndheshme si përherë, nga shefat e PD, PS, LSI.
Një burim kofidencial nga kupola e KQZ, që është urdhëruar nga Rama-Basha-Metaj, të menaxhoj lojën false të dorëzimit të mandateve, ka bërë me dije se 57 aktet e lënies së mandateve nga PD-LSI, të dorëzuara më 21 shkurt 2019 në Kryesinë e Kuvendit e prej andej në KQZ, nuk mund të ekzekutohen, mbasi janë formuluar, plotësuar e depozituar, me shkelje anti-ligjore.
Deklaratat e deputetëve, që Kuvendi i çoi me urgjencë në KQZ, rezultojnë me një sëri shkeljesh ligjore, sa u përket standardeve zyrtare të pranimit në protokoll, ndaj dhe sipas informacionit, dosjet me formularët e çuar dorazi nga Gramoz Ruçi, do të rikthehen përsëri në Kryesinë e Kuvendit e prej andej tek PD-LSI, për hartim e plotësim të tyre, konformë detyrimit ligjor.
Sipas informacionit, “gabimet” në deklarimet e deputetëve dhe procedura e dorëzimit të tyre në Kuvend e KQZ, krijojnë bindjen e plotë, se këto shkelje ligjore, janë bërë qëlllimit nga shefat e PD-LSI, Basha e Kryemadhji, në ujdi me Ramën, që aktet e dorëzimit të mandateve, të mos jetë të vlefshme.
Gjithçka, është një skenar i përbashkët PD, PS, LSI-President Republike, për të krijuar ngërç e kaos politik dhe trazira popullore, me qëllim bollkimin dhe shtyrjen kohore, të krijimit të organeve të drejtësisë BKH e SPAK, kontigjent i të cilës, janë të 5-të krerët politikë Berisha, Rama, Metaj, Basha, Kryemadhi dhe klanet e tyre mafioze, brenda e jashtë partive, që ata kanë në pronësi.
Nuk ka si ndodh ndryshe, që PD, me kryetar “jurist ndërkombëtar” si Lulzim Basha që ka cuar në Hagë 23 komandantë e luftetarë të UÇK, depoziton deklarime dorëheqjeje pa datë e pa vit dhe pranon, deklarim të shefit të tij Sali Berisha, pa datë, me dy lloje shkrimesh të ndryshme dhe me emër, atësi e mbiemër të pa shkruar qartë për t’u lexuar, si e detyron ligji, ndërkohë që në staf, ka 2 deputetë juristë, ish-Ministra Drejtësie dhe Sekretarin Juridik të PD, një profesor juridiku ish-kryetar KQZ-je!
E njëjta lojë, është bërë edhe nga shefja e LSI, Monika Kryemadhi e cila, ka dorëzuar deklarimet jo me datën aktuale, ndërkohë që në stafin e saj, ka një “eskpert” juridik, ish-Ministër Drejtësie, që zbulon shkelje ligjore edhe tek kuponët e pishinave, kur shkon relaksohet.
Ja 7 shkeljet e konstatuara nga KQZ, në deklarimet për dorëzimin e mandateve të deputetëve
Depozitimi në Kryesinë e Kuvendit, i deklarimeve për heqjen dorë nga mandatet, nuk është bërë në zyrën e Protokollit të Kuvendit, me nënshkrim personal nga secili deputet, por kolektivisht nga kryetarët e partive.
Deklarimet e deputetëve, nuk janë dorëzuar aktet orjginale, por vetëm fotokopje bardh e zi, të pa noterizuara.
Deklarimet e deputëteve të PD, janë dorëzuar pa datë deklarimi e plotësimi dhe pa përcaktuar, se nga cila datë kërkohet lënia e mandatit.
Të gjithë deklarimet, duke qenë se janë depozituar me logot e partive përkatëse, nuk kanë numër protokolli.
Deklarimet e deputëtëve të LSI, kanë datën 20.04.2019, ndërkohë që nuk mund të depozitosh kërkesë, të plotsuar paraprkaisht me datë të avancuar veprimesh, por me datën kur e dorëzon.
Në paragafin deklarues “Unë…………………………”, mungon përcaktimi kohor: “sot në datën….. deklarojë se jap dorëheqjen nga mandati i deputetit”, gjë që e bënë krejt të pavlefshëm e të papranueshëm, mbasi nuk provohet data e kërkesës për lënie mandate.
Në deklarimet e 37 deputetëve të PD-LSI, emrat në deklarata janë me 2 lloje shkrimesh (kaligrafi), sic është rasti i Sali Berishës, ndërsa në 29 deklarime, emrat tek nënshkrimi, janë pa atësi dhe të pa lexueshëm (zhgaravina)./Pamfleti/