Mos e merrni me të qeshur
Dorëzimi i mandateve të deputetëve opozitarë, krahas krizës politike e ligjvënëse, do të shkaktoj edhe rënien e nivelit shkencor të parlamentit, gjë që do ndikojë dukshëm e negativisht, në trajtimin e çështjeve jetike të shqiptarëve.
E megjithatë, treguesi që nuk ndryshon me ikjen e tyre, është niveli arsimor i parlamentit, mbasi të gjithë deputetët e PD, PS, LSI dhe deputeti i PSD, Tom Doshi, kanë nga 3-4 diploma universitare vendi e importi, përveç kryeministrit Rama, që ka dhënë prova, se i mjafton diploma si mësues vizatimi, për të zhgaravitur në këtë vend “karikaturë”.
Me dorëzimin e mandateve, nuk janë pakësuar thjeshtë numrat, por ka ikur “truri dhe ajka” e mendimit shkencor nga parlamenti, prandaj BE është shqetësuar dhe, ka nisur me urgjencë drejt Tiranës, një grup special pune me 8 parlamentarë të saj, për t’i bindur të rikthehen.
Siç dihet, PD-LSI kanë shumë edhe personalitete të tjerë me tituj “Prof. Dr.”, si Xhelal Mziu, Ilir Metaj, Elona Guri, Enno Bozdo, Argita Malltezi, Henris Balliu, Fran Frrokaj, Ylli Manjani etj., por fatkeqësisht, ata nuk janë deputetë, megjithëse BE, mund t’i angazhojë si bashkëpunëtorë të jashtëm, për zgjidhje emergjente.
Ja “truri dhe ajka” shkencore shqiptaro-europiane, që do t’i mungojë parlamentit
Dr. Sali Berisha
Dr. Romeo Gurakuqi
Dr. Tritan Shehu
Dr. Valentina Duka
Dr. Shezai Rokaj
Dr. Edmond Panariti)
“Prof. Asoc. Luciano Boçi
“Prof. Asoc. Fatbardha Kadiu
Monika Kryemadhi
Jorida Tabaku
Grida Duma
Dashamir Shehi
Oriola Pampuri
Vangjel Tavo