Avokati i njohur Spartak Ngjela, përmes një postimi, ka ironizuar ish-deputetët e opozitës, të cilët hoqën dorë nga mandati i tyre.
‘Po mire ore vetem mandatet dorezuat ju? Po ndonje pasuri qe keni me shumice nuk do ta dorezoni? Kujt i duhen kartonat bosh?’, shkruhet në statusin e shpërndarë nga Ngjela.
Kujtojmë se ditën e enjte, disa nga deputetët e PD dhe LSI u drejtuan nga protesta drejt Kuvendit, ku dorëzuan mandatet e tyre, duke e futur vendin në një situatë të paprecedentë.