osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Tragjikomedia e vra.sjes së PD-së dhe një histori me humor të zi e Murrizit që tronditi Berishën

Tragjikomedia e vra.sjes së PD-së dhe një histori me humor të zi e Murrizit që tronditi Berishën

Nga Mero Baze

Kur grupi i Genc Pollos po ndahej nga Sali Berisha në fillim të viteve 2000, Murrizi ishte një prej maktheve të Berishës se mos bashkohej me Pollon dhe makthi i Pollos mos bëhej me Berishën.

Në listën e emrave që kalonin sa në një anë në tjetrin, shpesh përmendej dhe emri i tij.

Murrizi bënte shumë humor me këtë gjë, por edhe me ata që akoma nuk e kishin ndarë mendjen.

Dhe në përpjekje për të bërë humor me urrejtjen e Pollos për Berishën dhe atë të Berishës për Pollon, ai gjeti kohë të bënte humor të zi me një deputet nga më fjalëpaktit dhe seriozët e Kuvendit, Ylli Vejsiun.

Ishte një eksperiment social se çfarë besonte realisht PD. Ju ul në kafe dhe me përgjërim i kërkoi të ruante një sekret të madh.

-Më thuaj,– i tha profesor Vejsiu.

-Doktori më ka caktuar të të vras ty,- i tha. Me këtë Azemin nuk na eci shumë. E vramë por se morëm dot pushtetin. Duhet një viktimë më cilësore.

Profesor Vejsiu, një themelues i PD-së dhe tejet serioz për të përballuar këtë humor të zi, kishte shtangur.

-Mos u shqetëso profesor,– i tha.

Do të qëlloj këmbëve. Rëndësi ka që ai ta marrë vesh që të qëllova, se ndryshe më vret mua.

Nuk vonoi shumë dhe pak çaste më vonë, Ylli Vejsiu hapi derën e Këshillit Kombëtar të PD-së dhe pa pritur të ulej ju drejtua Berishës:

-Kriminel! Me gjakun tim do që të vish në pushtet! Kriminel, kriminel… i ke duart me gjak!

Destabilizimi i profesorit ra si bombë në sallë. Askush nuk e dinte çfarë kishte ndodhur përveç Murrizit. Berisha po ashtu u ndje keq, por e kaloi si lajthitje të moshës së profesorit ose më së paku si bashkim i tij me Pollon dhe Tritanin, gjyqi ndaj të cilëve po bëhej në Këshill.

Vetëm disa orë më vonë, Murrizi tregonte me humor bisedën me profesor Vejsiun dhe gjithçka ishte e qartë. E kishte destablizuar dhe e kishte dërguar përjetësisht në pension politik, duke e bërë hasëm me Berishën.

Por kishte zbuluar përmes inskenimit të tij, atë që besonin më shumë në PD. Dhe ajo që besonin më shumë ishte se Berisha të vriste po të ishe i dyshimtë.

Është pak a shumë njësoj si tani. Shumica e deputetëve nuk janë dakord me atë që ka ndodhur, por bëjnë sikur janë dakord, ndërsa ai ka dalë hapur.

Dhe ka dy arsye të forta.

Përvoja e tij e gjatë politike e bën koshient se nuk ka rëndësi për karrierën në PD se kush e tradhëton partinë dhe kur.

Shumica e njerëzve që janë sot në PD, janë tradhëtarë të PD. Imami ka hipur mbi tank kundër saj, Pollo ia ka vjedhur edhe vulën, edhe siglën për t’i vjedhur votat dhe ka kërkuar burgosjen e Berishës. Edhe rrethi i tij i ngushtë kanë qenë mercenarë të Fatos Nanos, ndërsa të tjerët që kanë ardhur pas vitit 2009 dhe enturazhi i Bashës, janë kryesisht të majtë.

Myslim Murrizi është një veteran që ka ikur e ka ardhur në PD, kur ka dashur vetë.

I ardhur nga shtresat e të persekutuarve politikë, ai u bë për herë të parë deputet i Partisë Demokratike në Lushnje në vitin 1997, duke çuar i pari në selinë e PD-së jo vetëm mandatin e tij por edhe dy mandate të tjera, atë të Ilir Banos dhe Maks Cikulit.

Ishte aq e papritur ajo që ndodhi, sa PD mendoi për disa orë se po fitonte edhe një herë në atë rrokopujë që po merrte. Por vetëm pas disa orësh u kuptua se në Lushnjë nuk kishte fituar PD, por Murrizi i cili kishte kuptuar si mund të bëheshe deputet në ato zgjedhje.

Ato janë dhe të vetmet mandate të PD-së, poshtë lumit Shkumbin në ato zgjedhje.

Deri në vitin 2001, ai ishte deputet i PD-së por kurrë nuk ishte i sigurtë në rresht.

Në fund u bë makthi i PD-së në zgjedhjet e vitit 2001, pasi në përpjekje për të fituar në zgjedhjet e dhunshme të Ilir Metës, në zonën e tij elektorale në Dushk u anulua rezultati. Në vend të mandatit të Murrizit, aty u prodhuan dhjetë mandate prej tre partive të vogla proqeveritare duke krijuar kështu atë që quhet “Fenomeni Dushku” në zgjedhjet shqiptare.

Pra, e para që ai ka kuptuar dhe është i qartë se në politikë të mbajnë votat e tua dhe personaliteti dhe jo përjashtimet apo pranimet. Azem Hajdari themelues i PD u përjashtua dy herë për 8 vjet.

E dyta që ai e di mirë, është se akti i tij në fakt nuk shkakton zemërim brenda PD-së, pasi askush nuk është i sigurtë që ky ishte një vendim i duhur por një tërheqje zvarrë nga Sali Berisha. Dhe e vetmja gjë konstante e Murrizit në 30 vite ka qenë distanca nga Sali Berisha.

Duke qëndruar në Kuvend, Murrizi është duke u zbavitur me PD-në si me Ylli Vejsiun. Thjesht në këtë rast Berisha ka çuar Lulin që të vrasë PD-në, i cili po premton se nuk do ta vrasë, por do ta qëllojë nga këmbët se i dhimbset. Dhe këtë radhë turma nuk i drejtohet Saliut, duke i thënë “vrasës, kriminel”, por Murrizit duke i thënë “tradhëtar-tradhëtar”. Dhe ai shkulet gazit./ TEMA