osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Muzeu Kombëtare në pritje të “sarkofagut” të PD-së

Muzeu Kombëtare në pritje të “sarkofagut” të PD-së

Nga Akil Ylli

Me ne fund Shqup-i beri vetvrasje politike dhe “ciceronet” e muzeut, duhet te pergatiten per fjalimin “nekrologjik” te mirseardhjes. Se kisha keq kur ne nje shkrim shkruaja, qe jo çdo e keqe vjen per te na demtuar! Ajo qe po m’çudit eshte, si i kam rene ne tè, kur nuk jam as ndoj koke e ndritur!? Buuu, do t’kem telepati veç?!

Ne raste te tjera kam permendur dhe “funeralin”, por mendoja qe fundi e saj, do te vinte si pasoje e shterrimit te “pusit” elektoral, dhe jo duke i hypur “slites”, qe te çon ne nje shteg pa kthim, me shpejtesi marramendese drejt e ne humneren, ku nuk te gjendet as “fara”.

Po ti hedhesh nje “sy neutral” historikut te PD-se, do bindesh qe aja parti, nuk ka qene kurre mazhorance ne vendin tone. Qysh ne lindjen e saj, megjith deshiren e çfrenuar te shqiptarve per demokraci, ata nuk ja besuan drejtimin. “Nuhajta” popullore e ndjeu nga larg eren e “mishit te dhise”, qe vinte nga ofertat e “mrekullueshme” dhe e kuptoj qe teoria e “zeros”, nuk ishte nje “ringjallje”, por nje shkaterrim total i pariparushem dhe nje megavjedhje e “djerses” se tij 45 vjeçare.

Deshtimi e bindi PD-n, qe me perballje elektorale nuk kishin shans te “shijonin frutat” e pushtetit, dhe at’here vendosen te çfrytezonin dhuntin ku ndjeheshin me superior, ate te dhunes dhe shkaterrimit. Ky ishte rasti ideal per “Djallin”, qe fatet e Shqipnis, t’ja dorezonte direk kanakarit te tij, Sali Ram Berisha. Per fatin tone te keq dhe faqen e “bardhe” te “Djallit”, me supertalentin e tij te poshtersis, mashtrimit, paburrris, kapercej çdo parashikim qe ai kishte fiksuar, aq sa filloj te ndjehet i shqetsuar per te ardhmen. Nga ky moment, per here te pare ne jete, filloj ta “breje” dyshimi, se ndoshta nuk do te jete e larget dita, kur Perendia ta “hante” fjalen e dhene mijra vjet me pare dhe nuk do t’ja besonte me, mbreterimin e perjetshem ne Ferr.

Fillimish, si te gjitha heret deri me sot, refuzuan te pranojne humbjen dhe kerkuan zgjedhje te reja. Me pas, duke perfituar nga nje shtet pa “pike” pushteti, me premtimin e ndarjes se “kothereve”, sa “majtas” e “djathta”, mblodhen pas vetes rufjanet, pjesen me pak te instruktuar te shoqeris, komunistet qe u “gdhine antikomuniste, ata qe kishin “klloçkuar” me dekada urrejtjen, te egzaltuarit e gjthfarshem, dhe e paten te lehte ta paralizuan ate. Qeveria postkomuniste e shpartalluar nga te gjitha anet, per shkak te pafuqis se saj dhe “alergjis” qe ju shkaktonte institucioneve nderkombetare, nuk i mbetej tjeter, veç ti nenshtrohej kushteve te vendosura nga “Yllit i RI” i Ligesis dhe te shpallte zgjedhjet e reja te parakohshme, akoma pa u thare mire çertifikimi i zgjedhjeve te kaluara.

Viçidolasi i rritur ne “prehrin” PPSH-s, vendosi te mos bej me gabimin e pare, ku ra “pre” e vetbesimi te tepruar dhe nuk futi aq sa duhej “duart” ne kutite e votimit, kesaj radhe vendosi te ja beje “fora”, duke i “shqyer” ato me force, e aty ku nuk i “ecte”, me leka ne dore, deri sa u bind, qe rezultati do t’ishte ne favor te tij.

Me tej s’ka nevoje te zgjatet me shume, sepse kushdo i ja njeh gjamat, bile ja njohin dhe ata, qe sforcohen te mos i pranojne dhe qe nuk dihet akoma, se per çfare arsyet i shkojne nga pas kesaj krijese te perçudnume, qe si cilesi me te vyer ka, nxitjen e tragjedive seriale ne Shqipni dhe mbare kombit shqiptare, si gjate pushtetit, po ashtu dhe ne opozit.

Mgjarjet e fundit, bene gjithçka te preçipitojne me nje shpejtesi te pa parashikuar, fale vendimit te nxituar te Qoftlargut per dorezimin e mandateve, produkt i talentit te tij poshtersise, tashmme i konfirmuar qe “nxjerr uje” nga te gjitha anet, per shkak te matufepjes dhe degjenerimit te plote te neuroneve.

Lulashit, shif e shkruj ma, nuk i mbetej zgjedhje ndryshe, perfeç asaj per te cilen e ka vene ne krye: Noterizimin e vullnetit te Familjes! Si i pafte proverbial deri ne detaj, ishte personi adapt qe i plotsonte kushtet i nje “loloje” perfekt. Po te pyesesh kedo, se a eshte njeri i kulturuar ai, me siguri qe do ngrinte supet e s’do dinte te pergjigjej. Ne qoftese ke vendosur ta vendosesh dike me “shpatulla per mur”, at’here provoje ta pyesesh ate, se çfare idesh te dobishme ka prodhuar? Pergjigjja e vetme qe do merrje, do te ishte nje heshtje gjate e shoqeruar me kerkesen per ndjese. Ndersa pyetjen se çfare demesh ka bere, do te kisha keshilluar ta evitosh, neqoftese nuk deshiron te perjetosh, “Nje mije e nje netet”, si tek perrallat e Sherezades.

Perfundimish, ashtu siç thashe ne fillim, megjith çfaqjen e shemtuar qe na dhuruan, duhet te falenderojme Zotin, qe me ne fund u be i “gjalle” dhe i degjoi lutjet.

Qe sot e tutje dite me te mira na presin. Shpresoj qe telepatia, vetem kesaj radhe te mos me beje ndonje “shaka”, heret e tjera edhe ne dalte “huq”, nuk me behet vone.