Shkon në 4 numri i aksidenteve në aksin Milot-Lezhë të shkakruara sot nga era e fortë.
Mëngjesin e sotëm një kamion u përmbys në mes të rrugës si pasojë e erës së ‘cmendur’.
Ndërkohë kjo situatë ka vijuar gjatë gjithë ditës duke sjellë edhe përmbysjen e tre automjeteve të tjera në këtë aks.
Vetëm para pak minutash një tjetër kamion është përmbysur në aksin Shkodër-Pukë në vendin e quajtur Qafë Qele.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga këto aksidente.
Të nderuar banorë të Lezhës!
Në këtë gjendje erërash të forta që po fryjnë në territorin e Lezhës, ju lutemi të shmangni levizjet e panevojshme gjatë ditës së sotme, deri në normalizimin e situatës.
Bashkia Lezhë dhe strukturat e saj të Emergjencave Civile, Shërbimeve Publike janë në dispozicion për të ardhur në ndihmë dhe nderhyrë në çdo situatë të mundshme të krijuar.
Ju lutemi, kontaktoni ne numrat e meposhëm: 067 402 7000, 069 238 8648 si dhe me administratorët e njesive tuaja administrative.
Jemi pranë jush në çdo situatë!