Këngëtari i njohur, Elton Deda, i është përgjigjur gazetarit që punon në portalin e Shkëlzen Berishës, Bledian Koka, i cili e sulmoi si një pagator të RTSH-së, pas një statusi ku ai ankohej për situatën e krijuar.
“Mesa shoh, nje status im i mbremshem, Bled Kokes nuk i paska pelqyer, madje ka marre nga koha e vet per te bere replike.
Replika konsiston ne “ti Tono je drejtor artistik ne TVSH dhe nuk eshte jeta nje rroge qe merr aty”.
Nuk kam muhabet me Bledin, por e kam pershendetur disa here se e kam pa me Jul Deden.
Nuk kam asnje paragjykim. Por po e sqaroj qe te mos keqkuptohet, se nuk dua te harxhoje kohe me aludime dhe po ja kursej minutat e vyera te tij.
1- Une nuk punoj fare ne TVSH ( RTSH d.m.th)
2- Une nuk jam drejtor artistik ne RTSH.
3-Statusi im eshte drejtuar gjithe hajduteve, dhe jo vetem atyre te Bledit.
Te gjitheve pa perjashtim, qe e kane lene ketë vend keshtu si eshte.
Nuk do bej padi per shpifje e gjera te tilla, se kam deshire te punoj e jo te merrem me investigime vendesh, rrogash etj.
Bledi duhet ta kuptoje qe une, ndryshe nga ai dhe disa te tjere, nuk kam bere kurre tifo per partira, nuk kam qene dhe s’do jem kurre anetar partie dhe vazhdoj t’i urrej hajdutet pafund si gjithmone.
Kam pershtypjen qe Bledi do reflektoje”, shkruan Elton Deda./TemA