Besim Levonja lindi në Elbasan më 16 mars të vitit 1922 dhe vdiq më 21 qershor të vitit 1968, ishte aktor shqiptar.
Veprimtarinë e tij artistike Besim Levonja e filloi që herët, në burgun fashist, në vitin 1942. Me krijimin e teatrit Popullor në 1945 Besim Levonja është ndër të parët artistë që formuan grupin artistik të këtij teatri.
Pjesa e parë që shfaqi Teatri Popullor nga dramaturgjia jonë është pjesa “Coni, Ishja, Roma” në vitin 1945. Por suksesin më të madh si krijues, Besim Levonja e arriti me komedinë “Prefekti” (dhjetor 1948), e cila për kohën qe një komedi e suksesshme. Rolet e tij në teatër janë të shumtë. Ndër kryerolet e tij në Teatrin Popullor përmendim Gjeloshin “Votra e huaj”, plakun e urtë “Trimi i mirë me shokë shumë”, Sokoli “Halili dhe Hajria”, Tetarefi “Mikroborgjezët”, varrmihësi “Hamleti”, Dobçinski “Revizori”, etj.
Ka interpretuar edhe ne filmin artistik “Debatik”. Eshtë nderuar me titullin “Artist i merituar”.