Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha u filmua mëngjesin e sotëm në aeroportin e Rinasit, teksa shoqëronte në bisedë kreun e PD Lulzim Basha.
Ky i fundit ishte nisur për Vjenë dhe në media u aludua se Shkëlzen Berisha shkonte bashkë me të edhe pse djali i ish kryeministrit sqaroi se ai takim ishte krejt rastësor.
Për ‘t’i vënë kapak’, Shkëlzen Berisha publikon një foto me të birin dhe me ironi shkruan: ‘Për gjithë “dashamirësit” foto nga “takimi me OSBE në Vjenë”!