Sipas deputetit Myslym Murrizi, anëtarët e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD, po të ishte në fuqi ligji zgjedhor me lista të hapura, nuk do ti kishte votuar njeri as për kryeplak.
‘Këta që janë në Kryesi dhe Këshill po të ishte sistem tjetër, ai me lista të hapura nuk do i votonte njeri as për kryeplak.
Këta po i votoj njeri mua më varni te kali Skënderbeut.
Janë njerëz që nuk i njeh njeri. Nuk kanë qenë në asnjë varrim, nuk i kane dhënë dorën askujt’, ka thënë Murrizi.
Gjithashtu, deputeti ka shtuar se këtyre (anëtarëve të Kryesisë dhe Këshillit) edhe rrogën jua mbanë gruaja.