Situata politike e paprecedentë në Shqipëri, me opozitën jashtë parlamentit dhe me mandate të dorëzuara dje pas protestës tek parlamenti, ka detyruar kreun e Partisë Demokratike të qëndrojë vetëm disa orë në Vjenë.
Ndërkohë mësohet se gjatë vizitës së tij në Vjenë, kryedemokrati Basha zhvilloi një takim me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE, George Tsereteli ku foli lidhur me situatën e krijuar në Shqipëri dhe vendimin e opozitës së bashkuar për djegien e mandateve.
Gazeta “TemA” ka mundur të zbulojë disa nga detajet e këtij takimi ku sipas burimeve thuhet se lideri i opozitës nuk ka maarrë asnjë përgjigje pozitive nga presidenti Tsereteli sa i përket ankesën e depozituar prej tij për qeverinë “Rama”.
Mësohet se presidenti i ka qartësuar kreu demkrat Basha se “kjo është një çështje e politikës së brendshme të Shqipërisë për të cilën OSBE nuk mund të ndërhyjë. Ne vlerësojmë reformat që ka bërë Shqipëria dhe vitin e ardhshëm Tirana zyrtare do marre Presidencën e organizmit tonë”.
Dje, pas protestës para parlamentit, deputetët e opozitës dorëzuan zyrtarisht dorëheqjen nga mandati, me qëllim krijimin e një krize institucionale, krimin e një qeverie tranzitore dhe çuarjen e vendit drejt zgjedhjeve të parakohshme.