Këshilli i Lartë i Prokurorisë është shprehur se nuk është në kompetencën e tij përgjigja për shkresën për shkarkimin e Arta Markut.
Sipas anëtarëve të Këshillit, shkresa ka natyrë adiministrative dhe është jashtë kompetencave të KLP.
KLP u mblodh sot (22 shkurt) për të diskutuar edhe kërkesën e grupeve parlamentare të opozitës për shkarkimin e Markut.
Kryetarët e dy grupeve parlamentare, Petrit Vasili nga LSI dhe Edmond Spaho nga PD, dorëzuan në datën 29 janar padinë ndaj Markut.
Sipas padisë, “Arta Marku është e ngarkuar me detyrë nga ligji që të verifikojë integritetin e figurës për të gjithë ata që kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, por në rastin e Bujar Sheshit nuk e ka përmbushur këtë detyrim ligjor”.
Gjithashtu u shqyrtua dhe komandimi i 6 këshilltareve pranë KLP. Ata janë: Arjan Muçaj, Artur Cara, Mihallaq Bleta, Mirela Kapo, Ornela Rrumbullaku dhe Vitjuna Mata
Ne rend dite është edhe projektvendimi për pozicionin e kreut e Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda.
KLP vendosi Altin Dumanin si drejtues në Prokurorinë e Apelit të Krimeve të Rënda.