Gazetari i çadrës së Partisë Demokratike, Bledian Koka, thotë se Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen, pas skandalit të fundit të publikuar në mediat amerikane.
“E vetmja rruge…
Lulzim Basha i ka te gjitha kushtet perfekte per te dhene doreheqjen ne kete pike, beje mos ki frike, shpeton veten dhe PD-ne.
Ne nuk e dime nese Basha ka faj per kontraten e lobimit, por ai nuk eshte ne gjendje te rezistoje dhe te argumentoje bindshem perballe ofensives se mazhorances dhe mediave te huaja (Neë York Times, Asociated Press dhe Zeri i Amerikes).
Ne nuk e dime nese Basha ke akoma nje marreveshje me Edi Ramen, por performanca e tij si para ashtu edhe pas marreveshje, nuk ka asnje ndryshim.
Thene kjo performanca e vaket e tij ne krye te PD-se nuk ka gjasa te forcohet ne nje barre politike qe ai nuk e mban dot me.
Ne kete pike dhe shume te tjera para kesaj, Lul Basha nuk ka asnje rruge tjeter dhe nuk ka shanc me te mire ne diten me te keqe te opozites per te dhene doreheqjen.
Sot Lulzim Basha mund ti jape frymarrje politike opozites duke u “vetvrare” politikisht ne nje aksion te tij qe eshte ne vdekje klinike dhe per kete nuk ka doktor qe i ben derman.
Tanime qasja ndaj politikes se Lulzim Bashes nuk ka asgje personale, eshte thjeshte “politics as usual” per kushtet ku e ka katandisur opoziten qe ai nuk e mban dot.
Prandaj sot doreheqja nga lidershipi i PD-se eshte e vetmja rruge per Lulzim Bashen, dhe e vetmja rruge per opoziten.
p.s…Beje dhe shpeto…”, shkruan ai.(TemA)