Sapo ka nisur ditën e sotme mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Mbledhja do të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave. Në të do të diskutohet kërkesa e PD dhe LSI për shkarkimin e kryeprokurores Arta Marku e cila u zgjodh si e përkohshme por vazhdon të qendrojë në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.
Zgjedhja e saj është kontestuar që në fillim nga dy partitë opozitare të cilat e kanë akuzuar vazhdimisht Arta Markun për mbrojtjen e figurave të politikës, të lidhura sipas tyre me krimin.