Është një ndër shtet që të gjithë e aspirojnë dhe më në fund po zgjon shpresën e shumë njerëzve.
Kanadaja, që numëron rreth 37 milionë banorë, dëshiron të presë më shumë se 1 milion imigrantë deri në vitin 2021. Sipas mediave vendase, shifra ka dalë pas një raportimi të bërë nga ministri i emigracionit Ahmed Hussen.
Ai ka falenderuar gjithë të huajt që kanë ardhur dhe thotë se mirëpresin të tjerë. “Falënderimi i madh për të ardhurit, Kanadaja është zhvilluar në një vend të fortë të cilin e gëzojmë të gjithë”, ka thënë ai.
Sipas tij, “Emigrantët dhe pasardhësit e tyre kanë dhënë kontribute të pafundme në Kanada, dhe suksesi i vendit në të ardhmen është i lidhur me këtë, integrimin dhe mikpritjen e tyre”.
Sipas tij, shtimi me 1 milion banorë përben 1% të popullsisë. Sipas shifrave, në vitin 2017 popullsia u shtua me 286 mijë banorë të përhershëm, ndërkohë që 2020 pritet të shkojë në 360 mijë.