osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ja si Berisha, Basha e Kryemadhi rrezikojnë të përgjohen e t’u kontrollohen banesat pas dorëzimi i mandateve!

Ja si Berisha, Basha e Kryemadhi rrezikojnë të përgjohen e t’u kontrollohen banesat pas dorëzimi i mandateve!

Dorëzimi i mandateve nga anëtarët e opozitës i ka dhënë dorë të lirë prokurorisë për të dërguar pas hekurave të gjithë të korruptuarit. Dje u mbyllën aplikimet për SPAK dhe për pak javë ky organ do të jetë gati. Sipas ligjit, ai mund të hetojë, ministra, ish-ministra, kryeministra, ish-kryeministra, por dhe deputetët e ish-deputetë. Kjo do të thotë se anëtarët e opozitës ndonëse u larguan, sërish janë të rrezikuar. Por këtë herë organet e rendit do ta kenë shumë herë më të lehtë që të ndëshkojnë emrat që kanë kryer afera. Një deputeti ligji i jep imunitet. Në nenin 73 të Kushtetutës thuhet: “Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdo lloj forme

apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Kuvendit”. Procedura standarde që ndiqet deri më sot është se prokuroria mund të nisë hetimet ndaj një deputeti, por nuk mund ta arrestojë, ta përgjojë apo të bëjë kontroll në banesë pa lejen e Kuvendit. Një gjë të tillë e vendos vetëm Këshilli i Mandateve në Kuvend. Por tani nuk ka asnjë pengesë, prokuroria përveçse mund të nisë hetimet, mund të bëjë përgjime dhe kontrolle personale, në makinat apo në banesat e deputetëve.

Tani anëtarët e opozitës nuk kanë imunitet. Gazeta e ka theksuar disa herë se meraku i opozitës është i gjithi te reforma në drejtësi. Kur u miratuan ligjet dhe nisi vetingu, të gjithë qeshnin dhe talleshin me idenë se do vijë dita që në vendin tonë të instalohet shteti ligjor. Rreth 800 gjyqtarë e prokurorë dorëzuan në bllok deklarimet e pasurisë dhe figurës, duke menduar se nuk do ju zbulohen dot pronat korruptive. Deri më tani janë rreth 50 emra të shkarkuar dhe pritet që të hetohen e t’u sekuestrohen pronat.

Teksa njerëzit e drejtësisë e kishin merakun te vetingu, politikanët e kishin te SPAK. PD e LSI bënë gjithçka që këto organe të mos ngriheshin. Ligji për organet e reja të drejtësisë u ankimua në Kushtetuese dhe kjo e fundit rrëzoi disa nene për të bllokuar vendimmarrjen e KLGJ dhe KLP. Por këto të fundit nuk u ndalën aspak dhe hapën garën e SPAK. Tani nuk ka më asnjë shans që organet antikorrupsion të kthehen pas. Kjo do të thotë se do hapen dosje ta vjetra dhe ato që janë në hetim do kalojnë aty. Padyshim të rrezikuar janë ish-ministrat e PD dhe LSI. Ylli Manjani dhe Petrit Vasili janë aktualisht në proces hetimi, ndërsa nga PD janë disa emra me dosje, mes të cilëve Basha e Berisha. Pra tani që nga Basha, Berisha, Kryemadhi dhe te deputetët e tjerë, janë të rrezikuar që të bien në grepin e prokurorisë.

Synimet e PD

Gazeta e ka theksuar disa herë se opozita nuk e do reformën në drejtësi dhe gjithmonë ka përdorur manovra për ta bllokuar. Duke qenë se tani SPAK u ngrit dhe vetingu po avancon, opozita po gjen mekanizma të tjerë për ta zhbërë. Nëse kthehemi pak në kohë, PD u dorëzoi partive aleate një marrëveshje për të qenë bashkë. Një ndër pikat e kësaj marrëveshje ishte dhe futja në shina e reformës në drejtësi.

Pra e vetmja rrugë për PD e LSI tani është që të ndryshojnë ligjet e reformës. Shpresa e vetme e tyre është që të kemi zgjedhje të parakohshme dhe ta marrin ata pushtetin. Në këtë mënyrë mund të krijojmë me qindra pengesa artificiale dhe të rishikojnë vendimet e ligjet për reformën në drejtësi. Rrugë tjetër nuk ka. Prandaj opozita këmbëngul te zgjedhjet e parakohshme. Megjithatë me heqjen dorë nga mandati, deputetët kanë lehtësuar punën e SPAK. Ky organ mund të kryejë hetime, të kryejë arrestime, t’u kontrollojë banesat dhe t’i vendosë fare lehtë në përgjim. Por të njëjtën gjë mund të bëjë dhe prokuroria tani.

Nëse Krimet e Rënda kanë indicie për një prej emrave të mësipërm, menjëherë mund të kryejnë kontrolle, përgjime e arrestime. Pra me dorëzimin e mandateve, deputetët e LSI kanë humbur imunitetin që u garantonte Kushtetuta në nenin 73. Opozita ka marrë një rrugë për jetë a vdekje. Duke e ditur se reforma nuk ndalet më, u shkua te djegia e mandateve për të futur në kaos vendin. /Kliti Topalli