osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Lajmet e zeza na ekspozojnë para botës si popull i shëmtuar!

Lajmet e zeza na ekspozojnë para botës si popull i shëmtuar!

Nga Xhek London

Sa herë dhuna vjen e rivjen me të njëjtët dhëmbë dhe fytyrë, pyes veten: Përse cdo herë kjo histori vandale vjen nga humbëtirat e kohëve të ndyra? Njësoj kur korbi vjen si pëllumb, apo sora si dallëndyshe!

Si t’ia bëjë i gjori shqiptar që edhe pse gëzon aftësi, endet në caqet e papërsosurisë së vet? Sepse s’arrin të jetojë e përsoset qetësisht për shkakun e humbëtirës që vjen nga kohët e dunave të mbrapshta.

Shqiptarët janë heronj që jetojnë në prishjen e nervave dhe gjakut, në helmin e lajmeve të ndezura me krime dhe dhunë, në epshin e analistëve që mbajnë thikën në gojë dhe ankthit që shkaton dhuna.

Kujt i lypset kjo humbëtirë? Mamuthëve të vjetër, hienave të vogla, kandidatëve për burg apo fqinjve…?! Cdo gjë ndodh për një arsye! Ndaj si një ledh gjigant i një kështjelle, vijon e ngrefoset tranzicioni i shpifur, me frëngjitë ngjeshur bri më bri, ku derdhen topat kundër të nesërmes dhe depot e helmeve kundër jetës.

Gjithmonë në mes të zjarrit janë njerzit, përfitimet i marin honorevolet! Një jetë në luftë mes nëpërkash, që janë njësoj me luftërat kimike. U helmua brezi i fëmijve të viteve ‘90, i viteve 2000, i viteve 2010! Keshtu të helmuar janë edhe ata të palindurit.

Sa keq! Prandaj dhe studentët në revoltën e tyre genuine, refuzuan neperkat sepse kane ndiere prej kohesh helmin e politikës! Atdheu ynë, i bekuari me dritën e paprerë nga një diell i përjetshëm, tragjikisht rëzohet herë me fraktura, herë me stuhi kundër vetes, dhe herë mbulohet brenda një pyllnaje të errët, ku s’ka rënë akoma fryma e qytetërimit!

Nje atdhe me diell të përjetshëm qe ngrin në mesditën e një dimri si rjedhën e një lumi e shpërfytyron akulli! Përfaqësuesit e besimeve fetare, duken si shkurishte mes cungjeve të pemëve, ndërsa për hir të Shqipërisë, duhet të bëhen bashkë mes tyre, të dalin në krye të mushkërive të luten dhe zëlartë të dënojnë dhunën. Në të kundërt ata nuk janë misionarë por rrogëtarë.

Shqiperia e përvuajtur per shkak edhe nga bijtë e vet, shpesh mer pamjen e një krijese të zbrazët!!! A janë vertet bijtë e vetë, apo janë bij kopilësh dhe të shitur?

Ndryshe nuk ka si shpjegohet pse kanoset periodikisht nën sulmin e shkretëtirës, prej filozofise së dhunës dhe korupsionit, te cilat na ekspozojnë para botës si popull i shëmtuar! Këtë e ndien cdo emigrant sa herë që lajmi i keq ushqen mediat e botës.

Mos kemi mbetur fryma të zbehta nga ditari i një të çmenduri?! Besoj ose jo, por prej aty buron ndjenja e hakmarjes dhe sherit mes nesh.

Një atdhe që nuk ve mend, mbetet nje atdhe tragjik!