Andi Bejtja ka humbur durimin gjatë debatit në emisionin Opinion teksa i është drejtuar panelit përballë me shprehjen “Na çatë b..thën. Më lini të flas”.
Bejtja ishte duke folur për djegien e mandateve dhe çfarë ndodh më pas, por u ndërpre nga paneli përballë e shpërtheu dhe përplasi shishen.
“Nuk ndërpreva njeri. Më lini të flas se më çat bthën”, u shpreh Bejtja i revoltuar.
Ai e ka ndërprerë analizën, ndërkohe që gazetarët reaguan e thanë se Bejtja nuk po e menaxhon nervozizmin dhe po i godet me shishe.
Bejtja thotë se vendi është në një rrezik shumë të madh.
Në studion e emisionit ‘Opinion’ ai tha se vendi tani nuk është më një republikë parlamentare, ndaj sipas tij mund të ndodhi gjithçka.
Andi Bejtja shkon dhe më tej teksa thotë se populli mund të marrë dhe armët.
‘Nëse nuk je në Republikën Parlamentare mund të ndodhi gjithçka, mund të marrin dhe armët. Risku këtu është, për të dyja palët.
Populli është i shpërndarë. Jemi në një rrezik shumë të madh. Këtu problemi është se nuk kemi një drejtësi’, theksoi Bejtja.
Ai mendon se duhet të dali dikush dhe të sakrifikojë nga vetja, ndërsa thekson se njëri do të digjet.