Policia greke e Kakavijës ka bllokuar një numër të madh të pasaportave të reja të emigrantëve shqiptarë në vendin fqinj, që ishin dërguar nga ministria jonë e Jashtme. Pasi kishin aplikuar për pasaporta në konsullatat tona në Athinë, Selanik dhe Janinë, shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Greqi prisnin këto ditë të merrnin pasaportat e reja. Por mënyra skandaloze se si u transportuan nga ministria jonë e Jashtme drejt Greqisë hodhi në erë këtë procedurë.
Pasaportat ishin futur në çanta, me të cilat zakonisht transportohen rroba, dhe pa asnjë shoqërues të ministrisë ishin dërguar me linjën e autobusëve Tiranë-Athinë. Por gjatë kontrollit të policisë greke në Kakavijë, kjo dërgesë ka krijuar dyshime dhe çantat janë bllokuar. Gjithashtu policia greke ka ndaluar shoferin e autobusit të dyshuar në një trafik me pasaporta shqiptare ndërkombëtare. Kjo situatë ka krijuar shqetësime dhe për