Analisti Lorenc Vangjeli, parashikon një situatë problematike pas djegies së mandateve nga ana e opozitës.Sipas tij do të vijnë lajme tronditëse, ndërkohë që do të ketë edhe një deklaratë në anglisht duke aluduar se do të ketë edhe “tërheqje veshi” nga ndërkombëtarët.
“Sot jemi në situatën që duhet ta fotografojmë situatën në dy elementë kryesorë. Sot jemi në momentin që janë goditur edhe stabiliteti dhe standardi ndërkombëtar. Ky është një lajm i keq. Do vijnë shpejt lajme tronditëse. Nga ato që vijën në anglisht por do përkthehen në shqip. Ato për të cilën është folur në këtë studio është ku është pyetur Sali Berisha dhe ka folur për 50 hapa të protestës që pritet të ndodhë.
Partia Demokratike dhe LSI do të dalin jashtë sistemit politike. Nuk është çudi që në Tiranë të gjejmë çanta të zeza të shpërndara në qytet, shtylla tensioni të hedhura në erë. E shikoj zi të ardhmen. Mbi PD dhe LSI-në do të ketë një presion të madh nga ndërkombëtarët”, tha Vangjeli.
Kurse gazetari dhe analisti Andi Bejtja tha vendi është në një rrezik shumë të madh në studion e emisionit “Opinion”
“Nëse nuk je në Republikën Parlamentare mund të ndodhi gjithçka, mund të marrin dhe armët. Risku këtu është, për të dyja palët. Populli është i shpërndarë. Jemi në një rrezik shumë të madh. Këtu problemi është se nuk kemi një drejtësi”.