osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Drejtorët e rrugëve të Metës e Berishës që vodhën miliona e u liruan nga b.urgu, tani po i hetojnë për pastrim parash

Drejtorët e rrugëve të Metës e Berishës që vodhën miliona e u liruan nga b.urgu, tani po i hetojnë për pastrim parash

Pavarësisht se kanë përvetësuar nga paratë e shtetit mbi 70 milionë euro, Dashamir Xhika dhe Andi Toma janë jashtë b.urgut. Kanë bërë dhe rekurs në gjykatë për të përfituar dëmshpërblim për stresin e krijuar në qelitë e parab.urgimit, gjasat janë të shumta që të fitojnë.

Prokuroria e Elbasanit ka filluar hetimin për dy ish drejtorët e Metës e Berishës për akuzën e pastrimit të parave. Nga njëra anë dalin të pafajshëm se nuk kanë vjedhur, nga ana tjetër akuzohen pëpastrim parash, vetëm drejtësia shqiptare mund ta ‘kopsisë’ një gjë të tillë.

Drejtësia shqiptare deri më tani në vend që të jepte drejtësi, ka favorizuar të gjithë hajdutët e mundshëm, të cilët kanë përfituar në mënyrën më të paskrupullt nga paratë e qytetarëve.

Kështu ka bërë dhe me dy ish drejtorët e rrugëve të Berishës dhe të Metës, të cilët pavarësisht se kanë përvetësuar nga paratë e shtetit mbi 70 milionë euro, ata janë jashtë b.urgut.

Nuk dihet se cili ka qënë neni që shfajson hajdutët e miliona eurove dhe mban në b.urg hajdutët e xhepave, por ish drejtorët e rrugëve Andi Toma dhe Dashamir Xhika janë jashtë qelisë.

Dhe jo vetëm kaq Xhika e Toma kanë bërë dhe rekurs në gjykatë për të përfituar dëmshpërblim për stresin e krijuar në qelitë e parab.urgimit dhe gjasat janë të shumta që ata të fitojnë, sikurse kanë fituar të gjithë të akuzuarit e tjerë VIP.

Por një lajm tjetër bëhet publik dhe ka të bëjë për fillimin e hetimeve për një tjetër vepër penale për të dy ish drejtorët e Metës dhe Berishës. Bëhet fjalë për akuzën e pastrimit të parave.

Nga njëra anë dalin të pafajshëm se nuk kanë vjedhur, nga ana tjetër akuzohen për pastrim parash, vetëm drejtësia shqiptare mund ta ‘kopsisë’ një gjë të tillë.

Më konkretisht, në prokurorinë e Elbasanit ka nisur një tjetër procedim për pastrim parash ndaj dy ish-drejtorëve të rrugëve Dashamir Xhika dhe Andi Toma të dy me masa sigurie arrest shtëpie të ndryshuar më 2018 nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Sipas burimeve ndaj dy ish-drejtorëve të ARRSH që akuzohen për shpërdorim detyre ka nisur një verifikim i hollësishëm.

Dy drejtuesit e ARRSH-së në dhjetë vitet e fundit akuzohen për abuzime me fondet për rrugët Elbasan-Gjinar dhe Tiranë-Elbasan. Përsa i përket rrugës Elbasan-Gjinar ajo edhe pse ka më shumë se 6 vite që është marrë në dorëzim, aktualisht rruga vazhdon të jetë e shkatërruar në pjesën kryesore të saj.Ndërsa përsa i përket autostradës Tiranë-Elbasan edhe pse punimet ka kohë që kanë nisur, ende vazhdohet të punohet.

Sipas burimeve është prokurorja Armanda Xhaferri që ka nisur hetimet për këtë vepër penale dhe shumë shpejt priten të dalin detaje të tjera, pasi janë kryer verifikime në të gjithë rrethin familjarë të ish- dy drejtorëve të ARRSH-së.

Në lidhje me këto dy rrugë Prokuroria e Elbasanit rreth një vit më parë nxori 13 urdhra arresti, por asnjëri nga të arrestuarit e asaj kohë nuk ndodhet në qeli, pasi të gjithë kanë përftuar lirinë./Pamfleti