Pas vendimit të Këshillit Kombëtar për të votuar unanimisht djegien e mandateve, deputetët e Partisë Demokratike kanë nisur të firmosin deklaratat me anë të cilave heqin dorë vullnetarisht nga funksioni në Parlament.
Përpos thirrjeve të ndërkombëtarëve, deputetet si, Ervin Salianji, Grida Duma, Endri Hasa, Nadire Meçorapaj si dhe Enkelejd Alibeaj kanë nënshkruar dorëheqjen vullnetare nga mandati.
Ndërkohë që dorëheqjen po japin edhe kandidatët që janë në listën e PD-së. Në tekstin e dorëheqjes thuhet radhiten arsyet pse demokratët janë duke kryer këtë akt ekstrem.