Ajo që dje u duk si një “tradhti” e Lefter Kokës ndaj LSI-së duke mos pranuar të djegë mandatin e deputetit siç bënë të tjerët pas mbledhjes me Kryemadhin në Tiranë duket të jetë një lojë e parapërgatitur me qëllim hakmarrjen ndaj kurthit që Lulzim Basha bëri ndaj kësaj partie gjatë javës së fundit.
Lulzim Basha deklaroi mbylljen e protestës së të shtunës ndërkohë që kishtë mijera qytetarë në shesh dhe aq më tepër, kur vetëm pak minuta më parë Monika Kryemadhi theksonte në media se ata do të qendronin aty deri në largimin e Ramës.
Nga deklaratat dhe veprimet e mëpasshme u duk qartë se vendimi për mbylljen me buton të protestës dhe djegien e mandateve nuk ishte unanim tek opozita, por i marrë nga Lulzim Basha duke ia bërë fakt të kryer LSI-së dhe aleatëve, të cilët më parë kishin bërë rezistencë ndaj këtij veprimi ekstrem.
Përballë një situate që e kishte përjetuar edhe më parë, Basha e bëri fakt të kryer djegien e mandateve duke dalë publikisht fill pas mbylljes së protestës për të bërë një deklaratë të tillë pa u konsultuar me LSI-në.
Kjo e irritoi mjaft Monika Kryemadhi sa burime pranë kësaj partie bëjnë me dije për Albeu.com se ajo ka shpërthyer në të shara ndaj Bashës gjatë komunikimit me deputetët e saj, teksa flisnin për vendimin që do të merrnin, nëse do t’i bashkoheshin apo jo vendimit të Bashës.
Mos bashkimi do të shkaktonte çarje të madhe në opozitë dhe lënie të baltë të qytetarëve, të cilët kishin mbushur sheshin si rrallë më parë.
Kështu, Kryemadhi vendosi t’i bashkohet publikisht Bashës, por duke e minuar këtë veprim nga poshtë pikërisht përmes Lefter Kokës.
Jo më kot, deputetët e saj reaguan me “buton” 24 orë pas vendimit të Bashës për mandatet duke mos thënë asgjë në këtë drejtim.
Të gjithë këtë e konfirmon edhe deklarata e Lefter Kokës për mediat, ku tha se vendimet për djegien e mandateve nuk e mori LSI, por Sali Berisha.
Raporti Kryemadhi-Basha ka qenë gjithnjë një raport mos besimi dhe frike se njëri prej tyre do të shkonte një “shtratin” e Ramës, gjë e cila nxorri kokë edhe kësaj radhe.