Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë ditën e sotme drejt qytetit të Pukës, ku do të organizojë një takim me banorët e kësaj zone.
Mirëpo duket se gjatë rrugës Rama do të përballet me një surprizë jo të këndshme të organizuar nga PD dhe mbështetësit e saj.
Ata kanë dalë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër ku pritet të kalojë kreu i qeverisë. Mësohet se në vend ka shkuar edhe Drejtori i policisë së Qarkut Ferdinand Mara.
Protesta vjen një ditë pasi PD deklaroi zyrtarisht djegien e mandateve ashtu si të gjitha partitë opozitare, ndërkohë që të enjten është paralajmëruar një tjetër protestë e opozitës para parlamentit.