osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sikur të ishit djegur të gjithë, të shpëtonte Shqipëria!

Sikur të ishit djegur të gjithë, të shpëtonte Shqipëria!

Nga Anri Bala

Të erdhi fati në dorë o byrazer! Po sa fat ke me këtë opozitë, që t’i bënë të gjitha punët vetë, që ti mos të lodhesh dhe shqetësohesh! Të sulmojnë për të të nderuar, të japin pushtet pa ua kërkuar, të kërcënojnë për të të trimëruar… ty, ndërsa vetësakrifikohen e përçudnohen në sytë e njerëzisë, pa e kuptuar se çfarë po i bëjnë… vendit.

Në fakt do doja të ndodhte e kundërta, qysh kur ata bërtisnin të bindur në marrëzinë e tyre, se qeveria e tyre tranzitore do të vinte me një palë zgjedhje të parakohshme, të bindur se ikja jote do i sillte në pushtet… prej atyre që i gremisën dhe i përplasën si mos më keq në tatëpjetën e turpit, e t’i shtrinë si kurban para këmbëve të tua, që t’iu jepje goditjen e fundit me hanxharin drejtësi, e t’ua ngulje dy herë, një herë në vithe… për të gjithë elektoratin e tyre të mashtruar e të tallur, e një herë në zemër për të gjithë ata që i’u vranë… shpresën, imagjinatën, ndjenjat, të ardhmen, lirinë!

Në fakt, nëse do të kishe “ikur” për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, unë do të të kisha përgëzuar, sepse kishte ardhur koha për pastrimin total të “sallës stallë”, e kthyer në nevojtore e shurrtore, ku jepej premierë, me pagesë… shfaqja e turpit!

Kurse ne, si spektator të përvuajtur, shikonim se si ngjiteshin në skenë soji më i zi që njeh ky vend, ai i politikanit hibrid, pa bosht, ku kokë e bythë ngrohin të njëjtën karrige, e që rrallë herë besonim se po mendon e flet koka dhe shpesh herë shikonim se si pëllet e qelb… bytha!

Në nevojtoren ku t’i je mbret… qëndronin gjithëfarë sharlatanësh, zagar e zuzar… të katapultuar aty pa asnjë kontribut shoqëror, asnjë fije integriteti e morali, asnjë grimcë mendimi apo gjykimi, por servil deri në pështirosje dhe analfabet funksional deri në dhembje… ku treçerekun e tyre, në vend që të na vijë turp t’i përshëndesim në rrugë, na i servirin si shpëtimtarët, që duhet t’i thërrasim Zonja apo Zotërinj.

Mirëpo, lutjet tona u dëgjuan dhe haka shkoi tek i zoti… e karriget u liruan, edhe pse me një çmim të rëndë të paguar gjithë këto vite, prej pronarëve të mandateve pa konkurrent të denjë!

Madje, tallja e tyre nuk përfundoi as sot, kur me një ngërdheshje… jo për ta pasur frikë, por që i shkon për shtat fodullëkut të tyre, u proklamua se po këta, do na digjnin mandatet! Ato nuk e dinë dhe kanë për ta kuptuar shumë shpejt, se mandatet jo që nuk digjen, por me përulje dhe respekt duhet t’i dorëzohen, atje ku i kanë marrë me të padrejtë… tek sovrani, për t’ia dhënë sërish për një alternativë më të mirë, helbete, shumë më e mirë se e këtyre.

Rikthimi i mandateve tek sovrani, do t’i kthente edhe njëherë dinjitetin parlamentit, shpresën drejtësisë dhe aspiratave për një vend, ku gomari nuk fluturon e as mbretëron… përveçse në ahurin e tij!/Ekskluzive.al